E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në bazë vjetore, ka eksport të mallrave në vlerë mbi 68 miliardë dollarë, kryesisht në industrinë ushqimore dhe energjetikë. “Bashkëpunimi ekonomik midis Maqedonisë dhe Argjentinës janë të kufizuara por besoj se ka hapësirë që bashkëpunimi të zgjerohet.
Argjentina dhe Holanda analizojnė investimet










Ndërsa kryeministri Nikolla Gruevski shëtit botën duke prezantuar mundësitë për investime në Maqedoni, shtetet e interesuara për të investuar vijnë vetë dhe priten nga ministri i Ekonomisë Valon Saraçini.

Mundësi për të investuar në Maqedoni ka shprehur ambasadori i Argjentinës në Bullgari dhe Maqedoni, Gilermo Salvador Azrak, vendi i të cilit.

Në bazë vjetore, ka eksport të mallrave në vlerë mbi 68 miliardë dollarë, kryesisht në industrinë ushqimore dhe energjetikë. “Bashkëpunimi ekonomik midis Maqedonisë dhe Argjentinës janë të kufizuara por besoj se ka hapësirë që bashkëpunimi të zgjerohet.

Dua ta veçoj mundësinë e bashkëpunimit jo vetëm në tregti por edhe në pushtim të përbashkët të tregjeve dhe shkëmbimin e përvojave me qëllim që të përmirësojmë shkëmbimin tregtar”,tha Gilermo Salvador Azrak, ambasador i Argjentinës në Bullgari dhe Maqedoni.

Ndërsa ambasadorja e Holandës në Shkup Mariet Shurman prezantoi projektet e qeverisë holandeze, e cila shpeshherë ka ndihmuar kompanitë nga Maqedonia nga fusha e turizmit, tekstilit dhe prodhimeve bujqësore.“Programi i cili përdoret më tepër nga kompanitë e Maqedonisë është shfrytëzimi i ndihmës së ekspertëve nga Holanda, ndërsa 40 kompanitë të cilat deri tani kanë përdorur këtë lloj ndihme vijnë nga sektori i turizmit, tekstilit dhe prodhimeve bujqësore”, tha Mariet Shurman, ambasadore e Holandës në Maqedoni.

Duke mbështetur projektet dhe prezantimin e mundësive për investime nga të dy shtetet, ministri i ekonomisë Saraçini u shpreh se Maqedonia i mbështet plotësisht projektet e tilla.“Është një mundësi e mirë për kompanitë tona që më shumë të kyçen në këto procese, mos të presin vetëm nga Qeveria, mirëpo t’i shfrytëzojnë edhe këto fonde private që të gjejnë mjete se si të zhvillojnë bizneset e tyre”, tha Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.

Sipas statistikave, Holanda zë vendin e parë ndër shtetet që kanë ndihmuar financiarisht kompanitë vendore. Nga ana tjetër, marrëdhëniet ekonomike me Argjentinën ende janë në fazën fillestare. Nevzat Mamuti

Publikuar: 30.11.2011 | 17:36
Lexuar: 742 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime