E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në komunikatën për media thuhet se korrupsioni në Universitetin e Prishtinës nuk ka më vetëm dimension financiar, por ka prekur çdo sektor të UP-së.
Rektori Mujė Rugova me titullin ‘Doctor Korrupsionis Causa’ (Video)






Ndërkohë që po zhvillohej një ceremoni tjetër, një grup studentesh të Qendrës “Studim, kritikë, veprim”, në shenjë proteste për atë që po ndodh në Universitetin e Prishtinës, rektorit Mujë Rugova i dhanë titullin “Doctor Korrupsionis Causa”.

Në komunikatën për media thuhet se korrupsioni në Universitetin e Prishtinës nuk ka më vetëm dimension financiar, por ka prekur çdo sektor të UP-së.

“Universiteti i Prishtinës nga një institucion edukimi është kthyer në një institucion tregtimi. Në të tregtohen vende pune për militantë dhe diploma të cilat këmbejnë papunësinë me një vend si student. Korrupsioni në universitet s’është gjë tjetër veçse pasqyrimi i gjendjes aktuale në Kosovë. Konjukturat partiake të vendit përmes ndikimeve të tyre e kanë shtënë në dorë universitetin, duke ndikuar në zgjedhjen e njerëzve që e drejtojnë atë, duke e përdorur universitetin pastaj si mjet për arritje të qëllimeve e përmbushjes së interesave të ngushta private e partiake”, thuhet në kumtesë.

Më tej vlerësohet se muajve të fundit Universiteti i Prishtinës u kthye në imazh ballinash për mediat e Kosovës, jo për ndonjë të re në fushën e shkencës, por si ‘storie’ rrëfimi për korrupsionin.

“Muaji tetor i këtij viti u bë muaji i skandaleve financiare. Vetëm Rektori Mujë Rugova mori 5,112 euro, ndërkaq dekani Skënder Ahmeti 7,943 euro. Jashtë çdo norme, disa nga ta ua kalojnë me paga kolegëve të tyre në Evropë”, thuhet në kumtesë.

Sipas tyre, disa nga emrat e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së janë spikatur nga mediat për lidhjet e tyre me partinë në pushtet.

E gjitha kjo thuhet se po ndodh në “universitetin frigorifer”, ku studentët nëpër salla rrinë të veshur e të mbështjellë që të mos sëmuren. Kjo po ndodh në “universitetin e dembelëve”, ku studentët presin gjatë për profesorin e vonuar që shpesh nuk vjen fare. Kjo po ndodh në “universitetin e skriptave”, ku studentët kryejnë kurse të tëra duke pasur si literaturë skriptat 50 faqëshe dhe jo literaturë akademike nga profesorët e tyre.

“Mujë Rugova si rektor i UP-së mbase nuk e solli, por e gjeti korrupsionin si trashëgim nga paraardhësit e tij, por ai solli metodat për ta thelluar korruptimin e çdo fushe të universitetit. Gjatë mandatit të tij të paligjshëm pasi ai duhej te pensionohej kur mbushi 65 vjet, ia arriti që ta nxirrte UP-në me borxhe milionëshe. Universitetit të Prishtinës në vitin e ardhshëm do t’i ulet buxheti nga shteti. Universiteti i Prishtinës u bë pothuajse institucioni publik më i përfolur për korrupsion. Universiteti i Prishtinës u shndërrua në institucion për uljen e papunësisë dhe arritjes së paqes sociale të munguar në Kosovë. Universiteti i Prishtinës e ka humbur qëllimin që kishte dikur”, thuhet ndër të tjera.

Publikuar: 30.11.2011 | 17:57
Lexuar: 529 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime