"Ushtruesi iranian i detyrës ambasador në Londër është i informuar se ne po kërkojmë mbyllje të menjëhershme të ambasadës iraniane në Londër dhe se gjithë personeli iranian duhet ta lëshojë Britaninë e Madhe në 48 orët e ardhshme", deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Uiliam Hejg para Parlamentit.
Britania e Madhe e ka mbyllur ambasadën në Teheran, pas sulmit të djeshëm të ambasadës nga ana e demonstruesve. Përveç kësaj, Londra i urdhëroi Iranit që ta mbyll ambasadën e tij në Londër dhe i urdhëroi të gjithë diplomatëve iranian që ta braktisin vendin.
"Ushtruesi iranian i detyrës ambasador në Londër është i informuar se ne po kërkojmë mbyllje të menjëhershme të ambasadës iraniane në Londër dhe se gjithë personeli iranian duhet ta lëshojë Britaninë e Madhe në 48 orët e ardhshme", deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Uiliam Hejg para Parlamentit.
Ai theksoi se ambasada britanike në Teheran është mbyllur dhe se gjithë personeli është evakuuar.
Sulmi i djeshëm nuk do të mund të ishte i kryer pa ndonjë shkallë të pëlqimit nga ana e regjimit iranian, theksoi ministri britanik i Punëve të Jashtme.
Në të njëjtën kohë ai theksoi se Britania e madhe nuk i ndalon në tërësi lidhjet me Iranin.
Ambasadorët iranian në tërë Evropën janë ftuar në ministritë adekuate të punëve të jashtme në shenjë të protestës kundër sulmit ndaj ambasadës britanike, tha Hejg.
Paraprakisht sot kryeministri britanik Dejvid Kameron iu kërcënua Iranit me masa shumë të ashpra, pas, sipas tij, "sulmit skandaloz".