Sipas të dhënave më të reja të Institutit për shëndet publik në Maqedoni janë regjistruar 142 raste me HIV/SIDA, ndërsa në kudër botëror numri arrin 34 milionë, theksoi sot drejtori i Institutit Shaban Memeti në pres-konferencën me rastin e 1 Dhjetorit - Dita botërore për luftë kundër SIDA-s.

Logoja e aksionit të sivjetmë është "Vizioni për botë me zero HIV-infektime, zero diskriminim dhe botë me zero raste të vdekjes të asocuara me SIDA".
Ai tha se numri i HIV-infektimeve të reja vazhdimisht po rritet dhe gjithnjë e më shumë numri i i personave fillojnë me terapi antiretrovirusale.
"Është inkurajuese e dhëna se 6,6 milionë persona pranojnë terapi antiretrovirusale në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme", theksoi Memeti.
Ai i theksoi aktivitetet e mëtutjeshme të Institutit të cilat i përkasin ndjekjes së gjendjes me këtë sëmundje në shtet, pjesëmarrje në Programin kombëtar të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin e ardhshëm. pjesëmarrje në programin e fondit global për mbikëqyrje të HIV/SIDA-s, bashkëpunim me OSHB-në, me organizatat joqeveritare dhe pjesëmarrje në përgatitje të strategjisë së re kombëtare për HIV/SIDA-n për periudhën e vitit 2012-2016 për Maqedoninë.
Dr. Zharko Kraxhovski nga Instituti për shëndet publik tha se nga 142 rastet e regjistruara me HIV/SIDA-n në Maqedoni 117 janë meshkuj, ndërsa 25 janë femra. Numër më të madh të të regjistruarve ka në Shkup - 54, ndërsa pastaj vijojnë Tetova, Prilepi, Kërçova, Ohri etj. Në Maqedoni për momentin me HIV/SIDA jetojnë 74 persona, ndërsa kanë vdekur 66.