Duke folur para samitit të udhëheqësve evropianë në Paris për të diskutuar krizën, Dominique Strauss-Khan i bëri thirrje Evropës t'i përgjigjet krizës si SHBA që krijoi një paketë shpëtimi prej shumë miliardë dollarësh
Udhëheqësit evropianë diskutojnë krizën financiare
Evropianët po përpiqen të gjejnë gjuhë të përbashkët
Kreu i fondit monetar ndërkombëtar tha se Evropa ka nevojë të adoptojë një pikëpamje të koordinuar ndaj krizës globale financiare.
Duke folur para samitit të udhëheqësve evropianë në Paris për të diskutuar krizën, Dominique Strauss-Khan i bëri thirrje Evropës t'i përgjigjet krizës si SHBA që krijoi një paketë shpëtimi prej shumë miliardë dollarësh.
Në takim së bashku me presidentin francez, Nicolas Sarkozy, janë edhe udhëheqës nga Gjermania, Britania dhe Italia.
Zoti Sarkozy tha se një përpjekje intensive është e nevojshme për të patur një pikëpamje të përbashkët për Evropën.
Kryeministri britanik, Gordon Brown, tha se paratë nga një fond prej 21 miliardë dollarësh për të ndihmuar bizneset e vogla duhet të bëhen të vlefshme menjëherë. BBC