E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë drejtim, sipas Ahmetit, duhet të angazhohen institucionet, sidomos Federatat Sportive dhe drejtuesit dhe tifozëve për të mos mbjellë ndjenja nacionaliste te të rinjtë, të cilat kërcënojnë edhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.
Ali Ahmeti: Tė respektohen simbolet kombėtare tė tė gjithėve





Ahmeti u takua me ambasadorin amerikan në vend, Pol Uollers

Integrimi i Republikës së Maqedonisë në strukturat euroatantike, incidentet e fundit me fyerjet në baza etnike dhe djegia e simboleve gjatë ndeshjeve sportive, kontesti me emrin, situata në veri të Kosovës, orientimi i komunitetit shqiptar pro frymës së anëtarësimit në NATO, ishin mes temave në takimin e sotëm të liderit të BDI-së Ali Ahmeti me ambasadorin e SHBA-së në vend, Pol Uollers.

Kreu i BDI-së ka dënuar incidentet e fundit të fyerjeve në baza etnike dhe djegies së flamujve kombëtar gjatë ndeshjeve sportive dhe me këtë rast potencoi se nuk duhet të tolerohet mosrespektimi i simboleve kombëtare, pavarësisht se cilit komunitet i takojnë ato. Në këtë drejtim, sipas Ahmetit, duhet të angazhohen institucionet, sidomos Federatat Sportive dhe drejtuesit dhe tifozëve për të mos mbjellë ndjenja nacionaliste te të rinjtë, të cilat kërcënojnë edhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.

"Mendoj që të gjitha palët duhet të angazhohen dhe nuk duhet të tolerohet që të fyhen simbolet kombëtare pavarësisht se cilit komunitet ato i takojnë. Nuk duhet të lejohet të bëhen thirrje fashiste, nuk duhet stadiumet tona të shndërrohen në arena ku demonstrohet ndjenja anti-komunitetesh. Kështu që, të gjithë maksimalisht duhet të kontribuojnë që rinia jonë të mos ushqehet me pikëpamje të tilla të rrezikshme për të gjitha palët. Kjo është punë që do u takojë në të ardhmen, por edhe në të kaluarën nuk e di sa kanë punuar institucionet në vend, qoftë duke filluar nga Federatat e Sporteve deri të drejtuesit e tifozëve, sepse nuk është në të mirë të askujt të ketë parulla ofenduese, fyese deri te parulla fashiste", tha Ahmeti.

Pas takimit me Uollers, lideri i BDI-së tha se kishte siguruar ambasadorin amerikan se shqiptarët janë angazhuar plotësisht për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Përveç kontestit me emrin, dy bashkëbiseduesit folën edhe për situatën në veri të Kosovës, si dhe orientimin e komunitetit shqiptar pro frymës së anëtarësimit në NATO.

Publikuar: 30.11.2011 | 22:59
Lexuar: 578 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime