E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Nuk mund të më mbani larg seks-dyqaneve. Ato janë vende shumë interesante. Unë shkoj atje me një grumbull njerëzish, kështu që askush nuk më njeh. Dhe nuk shoh asgjë të keqe në këtë drejtim”, e ka pranuar këngëtarja gjatë një interviste dhënë tabloidit të njohur “Daily Mirror”.
I adhuron seks-shopet



Ish-ylli i grupit të falshëm “Destiny’s Child”, Kelly Rowland, gjatë një interviste kohë më parë ka deklaruar se është e prirë ndaj dyqaneve të cilat shesin lodra të ndryshme seksuale dhe se ajo mendon se në këtë drejtim nuk ka asgjë të keqe.

“Nuk mund të më mbani larg seks-dyqaneve. Ato janë vende shumë interesante. Unë shkoj atje me një grumbull njerëzish, kështu që askush nuk më njeh. Dhe nuk shoh asgjë të keqe në këtë drejtim”, e ka pranuar këngëtarja gjatë një interviste dhënë tabloidit të njohur “Daily Mirror”.

“Më pëlqen të blej gjëra të ndryshme, duke përfshirë edhe lodra seksuale, por gjithsesi ato që më tërheqin më shumë në këto dyqane, janë rrobat e brendshme intime, pasi atje gjej modele tejet joshëse dhe interesante dhe kjo bën që jeta ime seksuale të jetë më zbavitëse dhe joshëse.

Edhe partneri im e vlerëson këtë dhe nuk ankohet kurrë”, ka shtuar ajo. Kelly gjithashtu është shprehur se seksi gjatë viteve të tridhjeta është më i mirë se kurrë më parë dhe se kënaqet në maksimum me dashnorët e saj që kur ka shkelur dekadën e katërt të jetës.

“Seksi në të tridhjetat është bërë më i mirë se kurrë më parë. Tani e di se çfarë dua dhe çfarë dëshiron edhe i dashuri, prandaj e arrijmë kënaqësinë maksimale”, ka përfunduar këngëtarja.

Publikuar: 01.12.2011 | 10:12
Lexuar: 461 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime