1955 Rosa Parks, një rrobaqepëse me ngjyrë në Montgomeri, refuzon ti lëshojë vendin një burri të bardhë. Ajo arrestohet, duke shënuar një moment historik në lëvizjen e të drejtave civile në SHBA.
1963 I Want to Hold Your Hand (Dua të ta mbaj dorën) kënga e parë e grupit legjendar The Beatles, publikohet në Shtetet e Bashkuara.
1934 Sergei Kirov, bashkëpunëtori i Jozef Stalinit, vritet në selinë e partisë në Leningrad.
1941 Në SHBA krijohet Patrulla Civile Ajrore. Në prill të vitit 1943 ajo vihet nën juridiksionin e Forcave Ajrore të Ushtrisë.
1955 Rosa Parks, një rrobaqepëse me ngjyrë në Montgomeri, refuzon ti lëshojë vendin një burri të bardhë. Ajo arrestohet, duke shënuar një moment historik në lëvizjen e të drejtave civile në SHBA.
1965 Nis transporti ajror i refugjatëve nga Kuba në SHBA.
1973 Dejvid Ben-Gurion, themeluesi i Izraelit dhe kryeministri i parë i tij, ndërron jetë në moshën 87-vjeçare.
1989 Parlamenti i Gjermanisë Lindore shfuqizon garancitë kushtetuese të supremacisë që i përkisnin Partisë Komuniste.
1990 Iraku pranon ofertën e SHBA-së për të biseduar në lidhje me zgjidhjen e krizës në Gjirin Persik.
1991 Ukrainasit votojnë me shumicë dërrmuese për pavarësi nga Bashkimi Sovjetik.
2009 Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, urdhëron shkuarjen edhe të 30 mijë trupave amerikane në luftën në Afganistan, por premton se do të fillojë tërheqjen pas 18 muajsh.