E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Perspektiva për integrim në BE prezanton udhërrëfyes për procesin e reformave në vendin dhe për këtë mbetet edhe më me rëndësi që përfundimisht të bëhet progres në lidhje me çështjen për emrin. Zgjidhja shumë gjatë anulohet", tha Fyle.
Fyle: Hapja e negociatave me Maqedoninė ėshtė nė dobi edhe tė BE-sė











Hapja e negociatave inkuadruese me Maqedoninë do të jetë në dobi jo vetëm të vendit por edhe të rajonit dhe të tërë BE-së, theksoi eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle në debatin e djeshëm për Ballkanin në Bruksel, organizuar nga fondacioni "Miq të Evropës".

Duke u përqëndruar te Maqedonia, Fyle përkujtoi se Komisioni Evropian edhe këtë vit ka rekomanduar fillim të negociatave për anëtarësim.

"Perspektiva për integrim në BE prezanton udhërrëfyes për procesin e reformave në vendin dhe për këtë mbetet edhe më me rëndësi që përfundimisht të bëhet progres në lidhje me çështjen për emrin. Zgjidhja shumë gjatë anulohet", tha Fyle.

Në Ballkanin në 20 vitet e kaluara, siç theksoi, është bërë progres i madh - nga konflikti kaos dhe ushtarak në fillimin e të njëzetave deri te stabiliteti politik dhe ai ekonomik që ekziston sot. Faktor me rëndësi për këtë, sipas tij, ka qenë europerspektiva gjegjësisht procesi i stabilizimit dhe asocimit.

"Anëtarësimi në BE është synim real që së shpejti do të kofirmohet në rastin me Kroacinë. Procesi i eurointegrimit nuk ka alternativë. Vendosja e vendeve nga rajoni në karantinë nuk do të t'i dëmtojë vetëm ata por edhe neve, kredibilitetit tonë dhe potencialit tonë të ardhshëm", tha Shtefan Fyle.

Publikuar: 01.12.2011 | 15:53
Lexuar: 344 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime