E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Delegacioni qeveritar shkoi në Osaka, ku nesër në ditën e fundit të vizitës, në bashkëpunim me Organizatën tregtare të jashtme japoneze do të organizohet edhe biznes forumi i dytë para investitorëve japonez.
Japonia do tė vazhdojė tė ndihmojė Maqedoninė










Marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë dhe Japonisë i karakterizojnë miqësia dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, por ekziston potencial i madh dhe i pashfrytëzuar për përparimin e mëtutjeshëm dhe thellësimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat, veçanërisht në atë ekonomik.

Kjo, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, është theksuar në takimin e kryeministrit Nikolla Gruevskit, në shoqëri me zëvendësministrin dhe ministër i financave Zoran Stavreskin, me kryetaren e Agjencisë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar Sadako Ogata.

Kryeministri Gruevski shprehu falënderim për ndihmën e deritanishme teknike të ndarë përmes programeve të Agjencisë, të cilët në Maqedoni implementohen më shumë se 10 vite, ndërsa midis tyre theksohen projektet për përmirësimin e pajisjes mjekësore dhe ndërtimin e hidro-sistemit "Zletovicë". Si dhe për projektet e reja për vitin 2012 dhe 2013, siç është projekti për menaxhim më të mirë me mbeturinat, trajnimet për promovim të turizmit dhe grantit në sferën e kulturës për mbështetjen e Verës kulturore të Ohrit. Gjatë kësaj Gruevski theksoi se ende ekziston hapësirë për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në takim kryeministri Gruevski e transmetoi gatishmërinë e Maqedonisë për konsultime të mëtutjeshme të ndërsjella për perceptimin e mundësive për fillimin e projekteve të reja infrastrukturore të cilat do të kontribuojnë për lehtësimin e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, përmes shfrytëzimit të kushteve të volitshme për financim nga ana e programit zyrtar zhvillimor të Japonisë për të cilat Maqedonia i plotëson kushtet kualifikuese. Në këtë kontekst, kryeministri e informoi Ogatan se Maqedonisë është e gatshme që të propozojë dy projekte - për modernizimin e TEC Bitolla, i cili ka për qëllim uljen e emetimeve të gazeve të dëmshme në ajër në pajtim me BE standardet dhe projekti për modernizimin dhe ndërtimin e sistemit të kolektorit rreth liqenit të Ohrit, i cili ka për qëllim përmirësimin e mbrojtjes ekologjike të rajonit të Liqenit të Ohrit. Vlera e përgjithshme e dy projekteve llogaritet mbi 100 milionë euro dhe në periudhën e ardhshme do të vijojnë konsultime për përparimin e hapave konkrete për operacionalizimin e tyre.

Në takim Gruevski e informoi Ogatan edhe për detajet tjera nga pikat të cilat në ditën paraprake janë biseduar me kryeministrin japonez Noda, si dhe për organizimin e dy biznes-forumeve, në Tokio dhe në Osaka, në të cilat prezantohen përparimet e volitshme dhe krahasuese që i ofron ekonomia e Maqedonisë dhe mundësi që biznesmenët japonez ta shfrytëzojnë Republikën e Maqedonisë si portë për zhvillimin e biznesit të tyre në suaza evropiane.

Delegacioni qeveritar shkoi në Osaka, ku nesër në ditën e fundit të vizitës, në bashkëpunim me Organizatën tregtare të jashtme japoneze do të organizohet edhe biznes forumi i dytë para investitorëve japonez.

Publikuar: 01.12.2011 | 15:07
Lexuar: 260 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime