E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vendet anëtare të Frankofonisë paraqesin një të tretën e vendeve aanëtare të KB-së, dhe ky fakt sipas shefit të diplomacisë së Maqedonisë dëshmon për aksionin e zgjeruar të cilin mund ta luajë Organizata ndërkombëtare e frankofonisë (ONF) në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Maqedonia nė Konferencėn ministrore tė Frankofonisė










Republika e Maqedonisë si anëtare e familjes së madhe frankofone, por gjithashtu si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe anëtare e ardhshme e NATO-s, tërësisht është e gatshme të angazhohet në zbatimin në vepër të të gjitha masave të cilat do t'i sjellë Frankofonia me qëllim që më mirë t'u përgjigjet sfidave të mëdha të cilat qëndrojnë para hapësirës frankofone në rrugën drejt demoracisë dhe përparimit.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme i Republiksë së Maqedonisë, Nikolla Poposki në fjalimin e tij në Sesionin e 27-të të Konferencës minsitrore të Frankofonisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Ministri Poposki, posaçërisht insistoi në rolin dhe kontributin e Frankofonisë, në procesin e bartjes së vlerave demokratike, tolerancës, solidaritetit, të drejtave të njeriut, llojllojshmërisë kulturore dhe gjuhësore.

Vendet anëtare të Frankofonisë paraqesin një të tretën e vendeve aanëtare të KB-së, dhe ky fakt sipas shefit të diplomacisë së Maqedonisë dëshmon për aksionin e zgjeruar të cilin mund ta luajë Organizata ndërkombëtare e frankofonisë (ONF) në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në fjalimin, ministri Poposki mes tjerash e përshëndeti punën e suksesshme të Kryesimit zviceran me Organizatën frankofone dhe aksionin e sekretarit të prëgjithshëm të ONF-së, Abdu Diuf.

Me atë rast, ministri i Punëve të Jashtme i uroi autoritetet tunisiane për zgjedhjet e organizuara me sukses, që është në pajtim me deklaratën e Bamakos, si dhe aktivitetet e zbatuara nga Agjencia universitare e frankofonisë. Në suaza të Konferencës ministrore në Paris do të mbahet edhe ceremonia me të cilën do të shënohet 50-vjetori i ekzistimit të kësaj agjencie.

Është paraparë që shefi i diplomacisë së Maqedonisë të mbajë disa takime bilaterale me përfaqësuesit e vendeve frankofone.(mia)

Publikuar: 01.12.2011 | 16:11
Lexuar: 320 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime