E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë konferencë me prezantimet e tyre u paraqitën studiues nga Evropa, kryesisht nga Anglia, Italia, Greqia, Spanja, Franca, Bullgaria, ndërsa nga USHT-ja referuan Doc.dr. Sunaj Rahimi, Dr.sc. Zejnepe Alili-Rexhepi dhe mr.sc.Ardita Abduli.
Mėsimdhėnėsit e USHT-sė morėn pjesė nė konferencėn ndėrkombėtare nė Tiranė

Mësimdhënësit e Universitetit Shtetëror të Tetovës morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare, “Arsimimi në kohë të trazuara – çështja shqiptare në kontekstin evropian dhe global,” të organizuar nga Instituti i Sociologjisë në Tiranë. Në këtë konferencë me prezantimet e tyre u paraqitën studiues nga Evropa, kryesisht nga Anglia, Italia, Greqia, Spanja, Franca, Bullgaria, ndërsa nga USHT-ja referuan Doc.dr. Sunaj Rahimi, Dr.sc. Zejnepe Alili-Rexhepi dhe mr.sc.Ardita Abduli.

Shefi i Departamentit të Sociologjisë në USHT, Doc.dr. Sunaj Rahimi, referoi në temën: “Arsimi universitar shqip në Republikën e Maqedonisë dhe sfidat e procesit të Bolonjës”, përmes së cilës i përshkruan vështirësitë dhe sfidat e shumta, nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët e Maqedonisë gjatë arsimimit të tyre. Ngritja e vetëdijes përmes arsimimit dhe ecuria e zhvillimit kulturor të shqiptarëve të Maqedonisë, thekson profesor Sunaj Raimi me temën: “Problematika arsimore e shqiptarëve të Maqedonisë 1981-2011”, Dr. Zejnepe Alili – Rexhepi, paraqet një varg problematikash që dëshmojnë pozitën e shqiptarëve, si popull me përqindje të lartë etnike dhe ndikimin e tyre në procesin arsimor, që mund të shihet përmes nëntemave vijuese: Diferencimet ideo-politike te shqiptarët e Maqedonisë nga viti 1981; Paralelet e përziera – eksperiment i rrezikshëm; Trysnia ndaj administratës shqiptare, për të mbajtur evidencën pedagogjike në gjuhën maqedonishte, para vitit ’90-të; Rilindja e arsimimit sipëror në gjuhën shqipe me hapjen e Universitetit të Tetovës, në vitin 1994. Sa kontribuoi arsimimi i këtillë, përmes padrejtësishë e trazirash, thekson më tej Zejnepe A. Rexhepi, dëshmojnë ngjarjet e disa dekadave të fundit dhe natyrisht, pozita e Maqedonisë sot, në raport me qëndrimet e saj ndaj shqiptarëve, në të gjitha sferat e zhvillimit shoqëror.
Mësimdhënësit e USHT-së morën pjesë në konferencën ndërkombëtare në Tiranë

Pra, kontekstet sociale, përplasjet kulturore dhe mentalitetet pak a shumë të ndryshme, janë shkaktarët e një arsimimi të trazuar. Në korrelata jo të drejta e të pabarabarta u ngrit sistemi arsimor në këtë vend, edhe pse arsimimi është rruga e sfidave, por që e bën të mundshëm komunikimin e mirëfilltë dhe jetën më me vlerë. Mr.sc.Ardita Abduli, referon rreth temës: “Mjedisi shkollor dhe sjelljet antisociale tek të miturit”, ku me mjaft përgjegjësi elaboroi mbi faktorët e edukimit të të rinjve, ndikimin e qendrave edukativo arsimore, sjelljet devijante të nxënësve në shkollë dhe në rrethin shoqëror.

Pjesëmarrësit i përshëndetën Servet Pëllumbi - kryetar i Bordit drejtues, Nora Malaj - zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, Lekë Sokoli - drejtori i Institutit të Sociologjisë, Anastas Angjeli – president i Universitetit Mediteran në Shqipëri, etj. Po ashtu, në Fakultetin Histori-Filologji,departamenti i Gjeografisë - Universiteti i Tiranës, u mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare e gjeografëve me temë: “Kriza e zonave malore dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm”, në të cilën konferencë mori pjesë edhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, me tre punime shkencore, të përgatitura nga studiuesit-mësimdhënësit e respektuar si: Prof.dr.Fauzi Skenderi- Shef i Programit studimor të Gjeografisë, (Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore), me punimin: “Mundësitë për zhvillimin e qëndrueshëm në vendbanimet rurale të Sharrit të Tetovës”.
Mësimdhënësit e USHT-së morën pjesë në konferencën ndërkombëtare në Tiranë

Në këtë studim, në vazhdim u bë fjalë për vendbanimet rurale të kësaj zone malore, përkatësisht për: pozitën gjeografike të vendbanime fshatare të malësisë së Sharrit të Tetovës, pozitën e vendbanimeve për nga lartësia mbidetare, pozitën e vendbanimeve ndaj rrugëve kryesore, pozitën e vendbanimeve fshatare ndaj vendbanimeve qendrore në rajon, madhësinë e vendbanimeve për nga numri i banorëve, lëvizjen e numrit të popullsisë (1953-2002), tipin e fshatrave, shpopullimin dhe revitalizimin e vendbanimeve fshatare të këtushme dhe Kodra e Diellit si lokalitet turistik. Krejt në fund, këtu bëhet fjalë për perspektivën dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vendbanimet rurale të Sharrit të Tetovës.

Studiuesi i radhës ishte Doc.dr.Resul Hamiti, mësimdhënës në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Program studimor i Gjeografisë, i cili mori pjesë me punimin: “Mavrova-resurset dhe mundësitë për zhvillim”. Punimi i të cilit kishte të bënte kryesisht për resurset natyrore të kësaj zone malore, si: resurset biogjeografike, relievore, gjeomorfologjike, hidrografike, klimatike dhe humane, ashtu që, duke i gërshetuar të gjitha këto resurse, japin mundësi për një zhvillim të qëndrueshëm të kësaj zone malore, që është e “kurorëzuar” me një park kombëtar të njohur, siç është “Parku kombëtar i Mavrovës”.

Gjithashtu, këtu u prezantua edhe Dr.sc Sali Zhaku, mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik, Programi studimor i Turizmit, me punimin: ”Valorizimi i liqeneve akullnajore të vargut malor Jabllanicë-Belicë dhe masat paraprake për mbrojtjen e tyre”. Punimi në fjalë kishte të bënte me liqenet akullnajorë të këtij vargu malor, ndërtimin gjeologjik, tektonikën, karakteristikat hirologjike të liqeneve, florën, faunën dhe mundësinë e zhvillimit të turizmit, rreziku i shkatërrimit të tyre dhe masat për mbrojtjen e tyre. Punimet në fjalë zgjuan interes të veçantë nga pjesëmarrësit e konferencës, e cila me sukses i mbylli punimet duke dhënë konkluza konkrete për një zhvillim të qëndrueshëm të zonave malore, gjithandej në trevat shqiptare dhe më gjerë.

Publikuar: 01.12.2011 | 16:32
Lexuar: 524 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime