E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas ekspertëve, nevojat e kulturave për ujë janë të mëdha, ndërsa rezerva në shtresat më të thella nuk ka. Në këtë periudhë të thatësisë shtrohet edhe pyetja për dimërimin e suksesshëm të të mbjellave vjeshtore të cilat për momentin janë më të rrezikuara.
Thatėsia vazhdon, rrezikohet dimėrimi i tė mbjellave vjeshtore













Mbjelljet vjeshtore për momentin kanë pushuar. Nuk ka zhvillim për shkak të mungesës së lagështisë së tokës. Më vonë kulturat e mbjella akoma nuk kanë mbirë, ndërsa të tjerat janë në fazën e zhvillimit të ulët, e pazakonshme për këtë periudhë.

Siç thonë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), thatësia vazhdon. Muajin e kaluar ranë pothuajse 20 herë më pak shi se sasitë e nevojshme të të mbjellave.

"Lagështi në tokë nuk ka, veçanërisht në shtresën sipërfaqësore. Ranë vetëm 4 deri 5 litra shi në metër katror që është e pavërejtur për këtë periudhë nëse dihet se shirat mesatare mujore në nëntor janë një prej më të lartave në vit dhe arrijnë 50 deri 100 litra", deklaroi Angelko Angeleski, këshilltar për agrometeorologji në DPHM.

Sasitë mesatare të shiut në Shkup në këtë periudhë zakonisht janë 56, ndërsa në Manastir si drithnajë më e madhe, janë 73 litra në një metër katror.

Sipas ekspertëve, nevojat e kulturave për ujë janë të mëdha, ndërsa rezerva në shtresat më të thella nuk ka. Në këtë periudhë të thatësisë shtrohet edhe pyetja për dimërimin e suksesshëm të të mbjellave vjeshtore të cilat për momentin janë më të rrezikuara.

Thatësia vjeshtore i prishi planet e bujqve. Sipërfaqet me kulturat pranverore të cilat nuk ishin "të lira" për mbjellje kur akoma kishte lagështi në tokë, mbetën të pambjellura. Kjo ndodhi për shkak të pamundësisë për përpunim kualitativ kur thatësia mori hov, veçanërisht në sektorin individual i cili ka mekanizim më të lehtë bujqësor.

Publikuar: 01.12.2011 | 16:33
Lexuar: 308 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime