Jo zyrtarisht thuhet se presionet ndaj palës kosovare nuk janë bërë vetëm nga Bashkimi Evropian apo më saktë lehtësuesi i këtij dialogu, Robert Cooper.
Delegacioni kosovar dhe ai serb nuk i kanë pranuar presionet për arritjen e një marrëveshjeje në raundin e tetë të dialogut Kosovë-Serbi, as pas më shumë se 11 orësh bisedime në Bruksel. Fajet për dështimin e përpjekjes më serioze dhe padyshim më të gjatë për të arritur një sukses duket se i kanë të dyja delegacionet.
Zëri ka marrë vesh nga burimet e saj në Bruksel se derisa të dyja palët kanë qenë shumë kokëforta për të arritur një pajtim, presionet pak a shumë kanë qenë më të përqendruara ndaj delegacionit kosovar.
Jo zyrtarisht thuhet se presionet ndaj palës kosovare nuk janë bërë vetëm nga Bashkimi Evropian apo më saktë lehtësuesi i këtij dialogu, Robert Cooper.
Përpjekja kryesore ka qenë e përqendruar që të arrihet patjetër marrëveshje rreth pikave kufi tare të Kosovës me Serbinë, në pjesën veriore të vendit.
Mungesa e suksesit për të arritur pajtim në këtë temë e ka bërë të pamundshme që të ketë sukses edhe në pikën tjetër të diskutimit, atë të pjesëmarrjes së Kosovës në nisma rajonale. (zëri)