E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komuna e Çairit prezentohet denjësisht në Konferencën e Koalicionit Evropian të Qyteteve kundër Racizmit/ ECCAR, të mbajtur në qytetin Gent në Belgjikë. Më datën 23, 24 dhe 25 nëntor, në qytetin Gent në Belgjikë u mbajt Konferenca e rradhës e Koalicionit Evropian të Qyteteve kundër Racizmit.
Komuna e Ēairit fiton edhe njė mandat dyvjeēar nė Kėshillin drejtues tė Koalicionit Evropian tė Qyteteve kundėr Racizmit











Komuna e Çairit fiton edhe një mandat dyvjeçar në Këshillin drejtues të Koalicionit Evropian të Qyteteve kundër Racizmit/ECCAR (European Coalition of Cities agains Racism) dhe projekti i saj Demokracia përmes Teatrit përzgjidhet si praktikë më e suksesshme në fushën e promovimit të të drejtave të njeriut nga ekspertët e UNESCO –s në Paris

Komuna e Çairit prezentohet denjësisht në Konferencën e Koalicionit Evropian të Qyteteve kundër Racizmit/ ECCAR, të mbajtur në qytetin Gent në Belgjikë. Më datën 23, 24 dhe 25 nëntor, në qytetin Gent në Belgjikë u mbajt Konferenca e rradhës e Koalicionit Evropian të Qyteteve kundër Racizmit. Konferenca u organizua nga Koalicioni Evropian i Qyteteve kundër Racizmit në bashkëpunim me komunat Botkyrka dhe Malmo (Suedi), Çair (Maqedoni), Graz (Austri), Karlsruhe (Austri), Liege (Belgjikë), Nuremberg (Gjermani), Tolouse (Francë) si dhe UNESCO (Paris). Në këtë Konferencë morrën pjesë ekspertë/panelistë të njohur për veprimtarinë e tyre në fushën e antidiskriminimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut nga institucione relevante Evropiane si dhe përfaqësues nga më se njëqind komuna dhe qytete evropiane. Në këtë konferencë punën e tyre e shpalosën edhe pesë grupe pune ku, dy prej tyre i udhëheqi Komuna e Çairit. Në grupin e punës – Ndërtimi i partneritetit – promovimi i barazisë dhe kohezionit social përmes bashkëpunimit kulturor dhe arsimor, u prezentua projekti Demokracia përmes Teatrit që komuna jonë e kompletoi me shumë sukses në muajin nëntor në bashkëpunim më komunën suedeze Botkyrka. Gjithashtu në këtë grup pune u promovua edhe projekti Fotografët e rinj kundër diskriminimit. Gjthashtu, në këtë konferencë u themelua edhe Këshilli rinor i Koalicionit Evropian ku merita të mëdha ka edhe Këshilli rinor i komunës së Çairit. Komuna e Çairit me aktivitetet e veta në fushën e luftës kundër diskriminimit është një nga komunat më aktive në këtë koalicion Evropian. Si komuna e vetme anëtare e këtij Koalcioni nga Maqedonia dhe Ballkani, komuna e Çairit, me vota unanime fitoi edhe një mandat dyvjeçar në Këshillin drejtues të këtij Koalicioni dhe projekti Demokracia përmes Teatrit u përzgjodh si një ndër praktikat më të suksesshme në fushën e promovimit të të drejtave të njeriut nga ekspertët e UNESCO –s në Paris. Delegacioni i komunës së Çairit në Konferencën e Koalicionit Evropian të Qyteteve kundër Racizmit/ ECCAR, të mbajtur në qytetin Gent në Belgjikë u përfaqësua nga Këshilltarja për bashkëpunim ndërkombëtar Teuta Agai Demjaha dhe nga studenti i artit skenik dhe fotografisë, Kastriot Pasholli.

Publikuar: 02.12.2011 | 12:00
Lexuar: 351 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime