Republika e Maqedonisë në në disa vitet e kaluara për shumë persona është ngritur në një nga befasitë më të këndshme dhe një nga shembujt më pozitiv ekonomik në Evropë, theksoi Gruevski.
- Mundësitë për investim në Maqedoni për herë të parë u prezantuan para Bashkësisë japoneze të biznesit në Osaka. Bujqësia, prodhimi i ushqimit dhe verës së mirë, prodhimi i pjesëve të aumobilave dhe tatimi i ulët i fitimit prej 10 përqindëve për dallim nga tatimet e larta në Japoni janë sektorët më të theksuar, për të cilat njihet Maqedonia, sipas drejtorit të Organizatës tregtare të jashtme japoneze (JETRO) për Osakan, Suzuki Jacushi.
Në biznes forumin e dytë të organizuar nga delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Sarkozi në bashkëpunim me JETRO para përfaqësuesve nga më shumë kompani japoneze nga rajoni i Osakas u prezantuan mundësitë investuese që i ofron Republika e Maqedonisë si portë për zhvillim të biznesit të tyre në korniza evropiane.
Maqedonia, siç theksoi drejtori i JETRO-s në disa vitet e kaluara i ka avancuar proceduart afariste dhe sot ndodhet në vendin e 22-të në listën e Duing Biznis, në Bankën botërore, ndërsa Japonia ndodhet në vendin e 20-të në këtë listë.
Kryeministri Gruevski, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në fjalimin e tij para të pranishmëve e ka theksuar respektin e thellë për ekipin e fuqishëm punues kolektiv dhe gjenialitetin inovativ të Japonisë, përmes së cilës populli i vlefshëm dhe inteligjent arriti ta krijojë ekonominë e tretë më të madhe në botë.
Republika e Maqedonisë në në disa vitet e kaluara për shumë persona është ngritur në një nga befasitë më të këndshme dhe një nga shembujt më pozitiv ekonomik në Evropë, theksoi Gruevski.
Në fjalimin e tij, kryeministri Gruevski theksoi se është arritur përparim i madh në liberalizimin e tregut me vendosje të zvogëlimit të njëanshëm të doganave, të cilat shpesh i tejkalojnë kërkesat e Organizatës Tregtare Botërore me pezullim të shumë kufizimeve për tregtinë e jashtme dhe modernizimin e administratës doganore, me ç'rast sot Republika e Maqedonisë është nënshkruese e tre marrëveshjeve shumëpalëshe për tregtinë e lirë, të cilat mundësojnë qasje deri te baza e shfrytëzuesve, e cila numëron gjashtëqind e pesëdhjetë milionë konsumatorë.
"Një nga sfidat më të rëndësishme të politikës qeveritare është që sigurojnë mundësi arsimore për qytetarët e Maqedonisë, të ciëat nevojiten për kohën e re. Maqedonia dukshëm i ka rritur ndarjet buxhetore për arsimin deri në nivel prej gjashtë përqindëve nga BPV-ja, e ka zgjeruar qasjen deri te arsimi sipëror, sidomos për shkencat teknike dhe dukshëm e ka rritur nevojën e përdorimit të kompjuterëve dhe internetit në shkollat publike dhe universitetet", shtoi Gruevski.
Ai theksoi se fuqia me cilësi të lartë punuese e kapshme ishte një nga shkaqet, e cila i tëhoqi Xhonson Meti. Xhonson Kontrolls, Kemet Elektroniks, Tehnohoze, Protek Grup, Maderson Grup, Sosiete Zheneral, Alians Uan, Austria Telekom, Laktalis, Telekom Sllovenia dhe shumë të tjera në Republikën e Maqedonisë.
Në forumin e biznesit, siç qëndron në kumtesë, prezantim të vetin pati edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski, i cili foli për arritjet dhe stabilitetin e planit makroekonomik, për reformat në sistemin tatimor, kadastrin dhe regjistrin qendror, si dhe për mundësitë investuese që i ofron Maqedonia në pjesën e infrastrukturës dhe energjetikës. Ai në mënyrë të veçantë e theksoi nivelin e ulët të borxhit shtetëror prej 26 përqindëve, që e vendos Maqedoninë në gjendje më të volitshme në pjesën e borxhit publik, krahasuar me pjesën më të madh nga vendet evropiane, të cilat përballen me krizën debitore.
Prezantime të veta ekonomike kishin edhe ministri për Tërheqje të Investimeve të Huaja dhe Nxitjen e Eksportit, Bill Pavlevski, drejtori i Agjencisë për investime të huja dhe nxitjen e eksportiti Visar Fida dhe drejtori i Drejtorisë për zonat e zhvilluara teknologjike industriale Viktor Mizo, të cilët në detaje i njoftuan biznesmenët japonezë me rrethimin afarist dhe avantazhet krahasuese në më shumë sfera që Maqedonia i ofron si destinacion atraktiv investues.
Me këtë biznes forum në Osaka përfundon vizita e delegacionit qeveritar të kryesuar nga krymeinistri Gruevski në Japoni. Në korniza të saj kryetari i Qeverisë realizoi takime me lartmadhërinë e tij mbretërore, princin e kurorëzuar Naruhito, me kryeministrin e Japonisë, Joshihiko Noda dhe me përfaqësues të tjerë qeveritarë, ndërsa u organizuan edhe dy biznes forume në Tokio dhe Osaka.