gjatë qëndrimit në Maqedoni, Rama do të promovojë edhe librin Kurban. Promovimi do të bëhet të shtunën në Shkup në Qendrën Teatrore për Fëmijë në çarshinë e Vjetër, ndërsa të dielën në Tetovë.
Kreu socialist, Edi Rama, do të udhëtojë në fundjavë drejt Maqedonisë, ku do të zhvillojë takime me liderët e partive politike shqiptare, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarin e PDSh-së, Menduh Thaçi.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Maqedoni, Rama do të promovojë edhe librin Kurban. Promovimi do të bëhet të shtunën në Shkup në Qendrën Teatrore për Fëmijë në çarshinë e Vjetër, ndërsa të dielën në Tetovë.
Pritet që Rama të zhvillojë një takim edhe me kreun e Lidhjes Socialdemokrate, Branko Cërvenkovski, por nuk janë dhënë detaje mbi axhendën politike të vizitës.
Fundjavën e shkuar, Rama ishte në Prishtinë, ku u takua me figurat kryesore të politikës së vendit.