"Ekonomia botërore po i afrohet skajit të edhe një krize të madhe", thekson KB në paralajmërimin e kumtuar në të njëjtën kohë kur FMN-ja, gjithashtu, paralajmëroi se do ta ulë vlerësimin e zhvillimit global.
Kombet e Bashkuara sot e ulën parashikimin e zhvillimit ekonomik botëror për vitin e ardhshëm në 2,6 për qind dhe paralajmëruan se kriza debitore do të mund t'i rrezikojë edhe më tepër rezultatet ekonomike në botë.
"Ekonomia botërore po i afrohet skajit të edhe një krize të madhe", thekson KB në paralajmërimin e kumtuar në të njëjtën kohë kur FMN-ja, gjithashtu, paralajmëroi se do ta ulë vlerësimin e zhvillimit global.
Pas zhvillimit ekonomik botëror prej katër përqindëve në vitin 2010, KB parashikoi zhvillim prej 2,6 përqindëve për vitin 2012, përkatësisht 3,2 për qind në vitin 2013. Ekonomistët e kësaj organizate fillimisht paraqitën parashikim për zhvillim prej 3,6 përqindëve për vitin e ardhshëm.
Ky parashikim është kushtëzuar me zhvillimin e krizës debitore në eurozonë, si dhe stagnimin në lëvizjen drejt kursimit më të ashpër fiskal në vendet e zhvilluara, theksohet në Raportin e KB-së për gjendjen ekonomike botërore dhe prospektet.
Organizata vlerësoi se viti 2012 do të paraqesë vit "kthesë", në të cilin bota do të shënojë rikuperim të ngadalshëm ekonomik apo sërish do të hyjë në recesion.
Parashihet që vendet në zhvillim, në krye me Kinën, Brazilin dhe Indinë, do të vazhdojnë ta kryesojnë ekonominë botërore me rritje mesatare prej 5,4 për qind vitin e ardhshëm dhe 5,8 për qind në vitin 2013. Megjithatë, madje edhe ai parashikim është nën rritjen prej 7,1 për qind prej vitit 2010.
Organizata botërore shtoi se kriza debitore evropiane është "shkaku dhe pasoja" për ngadalësimin ekonomik global, përderisa SHBA-ja, gjithashtu, po pëson nga papunësia dhe "konsumi dhe besimi i dobët në biznes".
KB paralajmëroi se, meqenëse ekonomia evropiane dhe amerikane janë shumë të afërta, "problemet e tyre do të munden lehtë, reciprokisht të ndërthuren dhe të çojnë deri te një recesion i ri botëror".