E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Negociatori i Maqedonisë për dallimin rreth emrit, ambasadori Zoran Jolevski në intervistën për MIA-s flet për vizitën e ndërmjetësuesit Methju Nimic në Shkup dhe Athinë, për idetë e propozuara për zgjidhje të çështjes rreth emrit dhe për integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.
Jolevski : Jemi tė gatshėm pėr zgjidhje  tė pranueshme, por tė mbrohet identiteti i qytetarėve















Negociatori i Maqedonisë për dallimin rreth emrit, ambasadori Zoran Jolevski në intervistën për MIA-s flet për vizitën e ndërmjetësuesit Methju Nimic në Shkup dhe Athinë, për idetë e propozuara për zgjidhje të çështjes rreth emrit dhe për integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.



Si e vlerësoni vizitën e ndërmjetësuesit Methju Nimic në Shkup dhe Athinë?

I dërguari i posaçëm i Sekretarit të përgjithshëm të KB-së për bisedimet rreth emrit Methju Nimic në bazë të takimeve që i kemi pasur në shkurt në Nju-Jork dhe në qershor në Gjenevë, prezanton set të ideve të modifikuara për gjetje të zgjidhjes së përbashkët të pranueshme. Me vëmendje i shqyrtojmë dhe analizojmë idetë e propozuara dhe përmes konsultimeve dhe koordinimeve të mëtutjeshme do të vazhdojnë në mënyrë të përkushtuar në proces. Jemi të gatshëm aktivisht të bashkëpunojmë me mediatorin Nimic në këtë proces me qëllim që të gjehet një zgjidhje e përbashkët dhe e pranueshme. Me këtë rast duhet të mbrohet dinjiteti, identiteti dhe integriteti i qytetarëve të Maqedonisë. Maqedonia dhe qytetarët e saj treguan se meritojnë të jenë pjesë të familjes euroatlantike, ku në të vërtetë edhe bëjmë pjesë.

Cili është qëndrimi juaj për idetë e propozuara për zgjidhje të çështjes rreth emrit?

Siç theksova, ne me vëmendje i analizojmë edhe në këtë moment, nga shkaqe që janë të kuptueshme, nuk do të mundem publikisht t'i komentoj. Ndërmjetësuesi Methju Nimic parapëlqen dy palët me vëmendje t'i analizojnë propozimet e tij të fundit për kapërcimin e dallimeve rreth emrit. Lëshimi në opinion i pjesëve të cilat nuk janë përfundimisht të kontraktuara vetëm mundet ta dëmtojë procesin. Gjithashtu, shumë me rëndësi është që të ketë unitet dhe kohezion në Republikën e Maqedonisë, për shkak se kjo çështje është me rëndësi të veçantë për qytetarët.

Vallë mendojmë se Maqedonia shpejt dhe me sukses do të integrohet në strukturat euroatlantike?

Siç e dini, Republika e Maqodonisë i plotësoi të gjitha kushtet që të merr ftesë për NATO, ndërsa gjithashtu janë bërë shumë reforma të cilat shpresojmë se do të mundësojnë të marrim datë për negociatat për integrim në BE. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është përfitim jo vetëm i stabilitetit dhe prosperitetit të atdheut tonë, por edhe për rajonin, duke përfshirë këtu edhe fqiun tonë jugor. Çdo vend, pa dallim sa është i madh apo i vogël, në rrethimin global është dërguar në bashkëpunim me fqinjët. Integrimi në Evropën Juglindore në NATO dhe BE është i rëndësishëm jo vetëm për vendet aspirante, por edhe për fqinjët, të cilat janë pjesë të këtyre integrimeve, duke përfshirë edhe Greqinë, por edhe për Evropën në tërësi. /MIA/

Publikuar: 09.07.2009 | 06:09
Lexuar: 419 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime