E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbledhja këtë herë u zhvillua në një nga lokalet në rrugën Tiranë-Durrës. Në përfundim të procesit të numërimit kreu i partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se procesi ishte i sukseshëm dhe një gur fitoreje për zgjedhjet e ardhshme.
Asambleja PS, zgjidhet kryesia e re, Rama: Gur themeli drejt fitores





Ansambleja Kombëtare e Partisë Sociliste ka zgjedhur kryesinë e re të saj, me kryetar Gramoz Ruci. Asambleja në një mbledhje maratonë, e cila ka nisur paraditen e sotme ka zhvilluar zgjedhjet për anëtarët e rinj të kryesisë.

Sot u zgjodhën 17 anëtarët e rinj të kryesisë të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Gjithashtu Asambleja Kombëtare e socialistëve votoi edhe për sëekretariatin ku këtë vit risi ishte shtimi i 3 sekretarariateve të reja, ai për Koalicionet, Emigracionin e Rininë dhe për Sipërpërmarrjen dhe grupet e interesit.

Ndërkohë që më i votuari në votimin elektronik për sekeratariatin rezultoi Damian Gjiknuri, me 172 vota, i cili do të drejtojë sekretariatin e cështjeve zgjedhore.

Mbledhja këtë herë u zhvillua në një nga lokalet në rrugën Tiranë-Durrës. Në përfundim të procesit të numërimit kreu i partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se procesi ishte i sukseshëm dhe një gur fitoreje për zgjedhjet e ardhshme.

RAMA: PROCESI TRANSPARENT, KRYESIA GUR THEMELI PËR FITOREN
Në përfundim të procesit të numërimit kreu i partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se procesi ishte i sukseshëm dhe një gur fitoreje për të zgjedhjet e ardhshme.

“Mund të konsiderohet jo vetëm i suksesshëm, por edhe një gurë themeli për vijimin e rrugës drejt ftores në zgjedhjet e ardhshme. Ishte një proces transparent model për një parti të opozitare. Në asnjë shteg për zvarritje apo cfarëdo keqkuptimi u vendos me te drejtë që të kalojë një proces manual që do zgjaste sic zgjati”,- deklaroi Rama.

Kreu i socialistëve theksoi se konstituimi i ri i kryesisë është mishërim i bindjes se të bashkuar e gjtihë energjia mund të kthehet në axhendë kombëtare.
“Unë jam shumë i kënaqur nga zgjedhja e bërë nga Asamlbeja e re Kombtare dhe nga fakti se kryesia e re është mishërim i bindjes se së bashku ne mund ti kthejmë të gjitha energjitë dhe të gjitha axhendat individuale në një erengji të madhe dhe axhendë kombëtare të PS-së”, deklaroi Rama.

ZGJIDHEN ANËTARËT MESHKUJ TË ASAMBLESË
Gramoz Ruci (177 vota)

Ben Blushi (144 vota)

Ditmir Bushati (139 vota)

Vangjush Dako (125 vota)

Arben Isaraj (116 vota)

Pandeli Majko (136 vota)

Sajmir Tahiri (130 vota)

Arben Malaj (132 vota)

Namik Dolke (132 vota)

Shkëlqim Cani (133 vota)

Erion Brace (150 vota)

Besnik Bare (140 vota)

ZGJIDHEN FEMRAT E KRYESISË SË ASAMBLESË
Mimi Kodheli (147 vota)

Eglantina Gjermeni (134 vota)

Lindita Nikolla (114 vota)

Valentina Leskaj (112 vota)

Arta Dade (111 vota)

ZGJIDHEN SEKRETARËT E RINJ TË ASAMBLESË SË PS
Blendi Klosi, sekretar organizativ (157 vota)

Damian Gjiknuri, sekretar për cështjet zgjedhore (172 vota)

Ilir Beqja, sekretar për programin e PS (159 vota)

Fatmir Xhafaj, sekretar për koordinimin në PS (159 vota)

Ndre Legisi, sekretar për koalicionet (150 vota)

Bashkim Fino, sekretar për pushtetin vendor (163 vota)

Arben Ahmetaj, sekretar për sipërmarrjen dhe grupet e interesit (145 vota)

Armado Subashi , sekretar për burimet njerëzore ( 146 vota)

Erion Veliaj, sekretar për rininë dhe emigracionin ( 132 vota)

GRAMOZ RUCI RIZGJIDHET KRYETAR ME 168 VOTA PRO
Gramoz Ruci rizgjidhet në krye të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste edhe për një mandat 4-vjecar.

Gramoz Ruçi, që është njëkohësisht edhe kryetar i grupit parlamentar të PS-së u rizgjodh në këtë post me 168 vota pro, ndërsa pjesa tjetër abstenuan.

Ruçi u prezantua nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndërkohë që ishte e vetmja kandidaturë për këtë post.

Publikuar: 02.12.2011 | 23:47
Lexuar: 363 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime