SalamWorld.com, i krijuar nga një grup biznesmenësh myslimanë, sipas zv/presidentit rus Akhmed Azimov, do të ketë si objektiv promovimin e njohjeve të vlerave myslimane të Islamit.
Një rrjet social shumë i ngjashëm me atë Facebook, por i dedikuar vetëm për myslimanët, do të aktivizohet, sipas asaj çka bëhet e ditur nga webmanagercenter.com, në fillim të vitit 2012.
SalamWorld.com, i krijuar nga një grup biznesmenësh myslimanë, sipas zv/presidentit rus Akhmed Azimov, do të ketë si objektiv promovimin e njohjeve të vlerave myslimane të Islamit.
Raportohet se ky rrjet i ri social do të ketë për qëllim t'i përgjigjet çështjeve të shumta familjare dhe do të mbështesë mësimdhënien on-line.
Ai do t'iu tregojë përdoruesve të tij xhamitë apo dhe dyqanin hallall më të afërt që mund të gjejnë.
Për promovuesit ky rrjet social do të ketë 50 milionë përdorues brenda tre vjetëve