E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Jam ndryshe me miqtë e mi dhe ndryshe në punë. Kur flas si aktore jam më e kujdesshme në ato që them dhe i mendoj më shumë gjërat para se të flas. Në këtë biznes nuk mund të sillesh si një vajzë e vogël sepse përndryshe nuk e ke të gjatë”, shprehet 14-vjeçarja për revistën ‘Asos’.
Moretz qe 14-vjeē nė Hollywood







Chloe Moretz është vetëm 14-vjeç dhe ka interpretuar përkrah disa nga emrave më të mëdhenj të Hollywood-it.

Aktorja e mitur, e cila është bërë e famshme si vrasësja e pashpirt e kriminelëve në filmin ‘Kick Ass’, thekson se për të mbijetuar në industrinë e kinematografisë duhej të rritej më shpejt se moshatarët e saj.

“Jam ndryshe me miqtë e mi dhe ndryshe në punë. Kur flas si aktore jam më e kujdesshme në ato që them dhe i mendoj më shumë gjërat para se të flas. Në këtë biznes nuk mund të sillesh si një vajzë e vogël sepse përndryshe nuk e ke të gjatë”, shprehet 14-vjeçarja për revistën ‘Asos’.

Gjatë këtij viti Chloe ka qenë e zënë me shumë promovime filmash, duke përfshirë këtu edhe promovimin e filmit ‘Hugo’ me regji të Martin Scorsese dhe ku është protagonist edhe Johnny Depp.

Filma të tjerë të famshëm të aktores së re janë ‘Let Me In’ dhe ‘500 Days of Summer’.

“Është shumë bukur të shkosh në sheshxhirim. Nuk di të them se si është e mundur që unë punoj me aktorë si Johnny Depp. Gjithçka më duket si një ëndërr”, thotë Moretz.

Publikuar: 03.12.2011 | 21:00
Lexuar: 499 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime