E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Genc dhe Florida Spahiu, 35-vjeç, së bashku me vajzën e tyre 4-vjeçare Jona, nuk mundën të dilnin në kohë nga banesa dhe humbën jetën mes zjarrit. Ndërhyrja e vonuar e zjarrëfikëseve arriti të shpëtonte vetëm vajzën e dytë të mitur të çiftit, 3-vjeçaren Dea Spahiu.
Tragjedi nė Tiranė, shuhet familja









Një ngjarje tragjike ndodhi orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një familje u shua nga flakët që përpinë banesën e tyre, një apartament i ndodhur në katin e tretë të një pallati në rrugën “Hoxha Tahsim”.

Genc dhe Florida Spahiu, 35-vjeç, së bashku me vajzën e tyre 4-vjeçare Jona, nuk mundën të dilnin në kohë nga banesa dhe humbën jetën mes zjarrit. Ndërhyrja e vonuar e zjarrëfikëseve arriti të shpëtonte vetëm vajzën e dytë të mitur të çiftit, 3-vjeçaren Dea Spahiu.

Ndonëse është ende herët dhe policia nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet që shkaktuan këtë tragjedi, pistat e para bëjnë të besohet se ishte shpërthimi i një bombole të gazit ai që ndezi flakët.

Pasiguria ndaj zjarreve dhe mungesa e mjeteve të sofistikuara zjarrëfikëse është një shqetësim i madh në qytetet shqiptare. Vetëm një ditë më parë, të shtunën, një banesë u shkrumbua tërësisht në lagjen muzeale të Beratit, duke vendosur në rrezik dhe shumë banesa të tjera përreth, ndërsa më parë gjatë muajit, një zjarr i fuqishëm shkaktoi dëme të mëdha materiale teksa përfshiu një treg të madh në Tiranë.

Publikuar: 04.12.2011 | 10:44
Lexuar: 336 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime