E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai ka thënë se duhet të shikohet dokumenti dhe të mos u besohet as fjalëve të presidentit Boris Tadiq e as atyre të kryenegociatorit Borislav Stefanoviq.
Samarxhiq: Serbia e ka njohur Kosovėn






Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Slobodan Samarxhiq, ka thënë se Beogradi me marrëveshjen me Prishtinën rreth menaxhimit të integruar të kufijve e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Është bërë marrëveshje rreth kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, një marrëveshje përmes së cilës Serbia definitivisht e pranon Kosovën si shtet të pavarur”, citon B92 fjalët e Samarxhiq, i cili ka qenë ish- ministër për Kosovën, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se duhet të shikohet dokumenti dhe të mos u besohet as fjalëve të presidentit Boris Tadiq e as atyre të kryenegociatorit Borislav Stefanoviq.

“Të gjitha ato marrëveshje në lidhje me lirinë e lëvizjes dhe librave të regjistrave dhe atyre kadastrale, dhe tash rreth kufijve, janë marrëveshje kumulative për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur”, ka shtuar Smarxhiq.

Publikuar: 04.12.2011 | 10:50
Lexuar: 428 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime