E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Banorët e fshatit Kotlinë të Kaçanikut që nga sot do t`i gëzohen rrugës së re të asfaltuar, e cila do t`ua lehtësojë jetën atyre dhe do të pamundësojë shpërnguljen nga kjo anë.
Autostrada Prishtinė-Shkup nė fillim tė vitit 2013





Në fillim të vitit 2013 do të nisin punët për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, ka thënë ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota me rastin e përurimit të rrugës së asfaltuar në fshatin Kotlinë të Kaçanikut.

Banorët e fshatit Kotlinë të Kaçanikut që nga sot do t`i gëzohen rrugës së re të asfaltuar, e cila do t`ua lehtësojë jetën atyre dhe do të pamundësojë shpërnguljen nga kjo anë.

Ministri Mujota i cili mori pjesë në përurimin e kësaj rruge, bëri të ditur se po punohet intensivisht për fillimin e autostradës Prishtinë -Hani i Elezit-Shkup, projekt ky që do të fillojë së implementuari në fillim të vitit 2013.

“Tani po punohet intensivisht që të punojmë rreth hapjes së procedurave për projektin e ri, përkatësisht, autostradën Prishtinë-Hani i Elezit-Shkup dhe me këtë rrugë komuna e Kaçanikut do të ketë përfitime sërish të mëdha për banorët e kësaj ane, përkatësisht do të hapet perspektiva e zhvillimit ekonomik. Deri në fund të vitit 2012 besoj se të gjitha procedurat do të jenë të mbaruara dhe në fillim të vitit 2013 do të mund të nisim edhe autostradën tjetër Prishtinë-Hani i Elezit-Shkup”, ka thënë Mujota.

Ai ka thënë se fshati Kotlinë për kontributin gjatë luftës në Kosovës, e ka merituar një rrugë të tillë, në mënyrë që banorët e kësaj pjese të kenë një jetë sa më të mirë dhe të mos kenë arsye për t`u shpërngulur.

“Sot Kotlina e pritjeve dhe e sjelljeve të mëdha, Kotlina e strehimeve të shumta ,e njerëzve të cilët kanë kontribuuar për lirinë e vendit, Kotlina e mobilizimit, Kotlina e ushtarëve, Kotlina e martirëve, Kotlina e invalidëve të luftës e ka merituar një projekt të tillë dhe Qeveria e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës të gjithë ne sot jemi të gëzuar që kemi pasur mundësi që sado pak të kontribuojmë që banorët e kësaj ane ta gëzojnë të mirën e lirisë, t`i gëzojnë frytet e tyre dhe njëherë e përgjithmonë të heqim rrezikun që banorët e këtij fshati të shpërngulen nga kjo anë”, ka thënë Mujota.

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku ka falënderuar ministrin Mujota dhe Qeverinë e Kosovës për ndërtimin e kësaj rruge duke shpresuar se kontributet për zhvillimin e kësaj komune do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Do të falënderoj ministrin Mujota, i cili ka qenë i angazhuar që kjo rrugë sa më shpejt të përfundojë dhe me përkrahjen e qeverisë besoj që gjendja ashtu siç ka ndryshuar deri tani në komunën e Kaçanikut do të ndryshojë për së mbari edhe në vitet e ardhshme pasi që ajo ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm për këto anë dhe besoj që kjo do të vazhdoj edhe në të ardhmen”,ka thënë Zharku.

Ndërsa ndjenja e gëzimit nuk fshihej as tek fytyrat e banorëve të cilët me ndërtimin e kësaj rruge do të kenë një jetë sa më të mirë. Nuredin Loku kujton se jeta pa rrugë ka qenë mjaft e vështirë.

“Si nuk e kemi pasur të vështirë, ka qenë vështirë, sepse me kali me samar kemi shkuar në Kaçanik dhe me kali jemi kthyer këtu. Tash jemi më mirë”, ka thënë ai.

Rruga e sapo asfaltuar, e Kotlinës në gjatësi prej 7.5 kilometra, ka kushtuar rreth 1 milionë euro. (kosovapress)

Publikuar: 04.12.2011 | 10:53
Lexuar: 489 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime