E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kriza debitore e cila së pari e preku Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë, filloi t'i rrezikojë edhe Italinë dhe Francën. Ministri çek i Financave, Miroslav Kalousek në lidhje me të deklaroi se përderisa euroja bie, Çekinë e pret luftë për mbijetesë.
Neēas: Euroja nuk do tė shkatėrrohet...







- Kryeministri i Çekisë Petar Neças beson se eurozona për shkak të krizës debitore aktuale nuk do të shkatërrohet, lajmëroi koprrespondenti i MIA-s nga Praga.

"Jam i bindur se nuk do të vijë deri te ai skenar i krizës dhe në nivel të eurozonës nuk do të lejohet ajo të ndodhë", deklaroi Neças.

Kriza debitore e cila së pari e preku Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë, filloi t'i rrezikojë edhe Italinë dhe Francën. Ministri çek i Financave, Miroslav Kalousek në lidhje me të deklaroi se përderisa euroja bie, Çekinë e pret luftë për mbijetesë.

Ai deklaroi se nuk e dëshiron falimentimin e euros, por sipas tij ajo nuk është "aspak joreale" dhe do të ketë ndikim fatal në shetin social.

Kryeministri Neças konsideron se frikësimi ka mundësi ta përkeqësojë situatën.

"Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me lajme të tilla alarmante dhe mos të frikësojmë me ndonjë apokalipsë", konsideron Neças.

Ai konsideron se me rritjen e tatimeve indirekte do të zgjidhet problemi përderisa vjen deri te rënia e të ardhurave shtetërore. - "Më mirë është që të rriten të ardhurat indirekte, ato nuk e ngulfasin rritjen ekonomike", shtoi kryeministri i Çekisë.

Publikuar: 04.12.2011 | 14:43
Lexuar: 541 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime