tavileci lajmëroi se numri i autoboteve të OKTA-s që disa ditë ishin të bllokuara për hyrje në Kosovë ka arritur në 106 dhe për arsye sigurie ato janë dislokuar nga hapësira ndërkufitare.
Autobotet e OKTA-s sot janë dislokuar nga hapësira ndërkufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës dhe pritet analiza që me kërkesë të autoriteteve kosovare do të bëhet në një llaboratori evropiane.
Kështu sot paradite deklaroi zëdhënësi i Shërbimit Doganor të Kosovës, Adriatik Stavileci.
Ai bëri të ditur se, për të mos pasur dyshim, analiza e derivateve të naftës do të bëhet në njërën prej llaboratorive evropiane, pas çka do të dihet nëse autobotet do të doganohen dhe do t`u lejohet hyrje në Kosovë, ose do të kthehen në Maqedoni.
Stavileci lajmëroi se numri i autoboteve të OKTA-s që disa ditë ishin të bllokuara për hyrje në Kosovë ka arritur në 106 dhe për arsye sigurie ato janë dislokuar nga hapësira ndërkufitare.