Qëndrimi se duhet të kursehet dhe kërkesa për rishikim të buxhetit, janë arsyet kryesore që kryeministri Nikolla Gruevski i propozoi Kuvendit shkarkimin tim, thotë ministri aktual i financave Trajko Sllavevski
Qëndrimi se duhet të kursehet dhe kërkesa për rishikim të buxhetit, janë arsyet kryesore që kryeministri Nikolla Gruevski i propozoi Kuvendit shkarkimin tim, thotë ministri aktual i financave Trajko Sllavevski.
Ai pohon se ka sugjeruar që paratë e shtetit të harxhohen me vëmendje, sidomos atëherë kur nuk ka qenë dhe aq esenciale, por shton se edhe shpenzimi i parave për skulpturat nuk ka qenë i kontestueshëm, pasi ato mbeten si trashëgimi kulturore.
Ministri i Financave arsyetimin për ndërrimin e tij e ka vërejtur sot, në materialet e Kuvendit që ka marrë. Megjithatë, Sllavevski në takimin me gazetarët ku tema kryesore kanë qenë fondet IPA, më në fund pranoi se largimi nga posti nuk ka qenë gjë e panjohur për të, pasi gjatë gjithë javës ka pasur disa takime me kryeministrin Gruevski dhe ai e ka lajmëruar për largimin.
Në seancën e nesërme të Kuvendit Sllavevski pret që kryeministri publikisht të shprehë vërejtjet rreth punës së tij, në sektorin e financave, por paralajmëroi se edhe ai do ta shfrytëzojë të drejtën e rregullores dhe të thotë se çfarë ka punuar dhe ku eventualisht mund të ketë gabuar.
Nga Qeveria thonë se sot ka arritur një njoftim në të cilën thuhet se kryeministri Gruevski shkarkon Sllavevskin për shkak të përforcimit të organizimit dhe efikasitetit në punën e Ministrisë së Financave. Si shkak tjetër përmendet edhe përforcimi i koordinimit në institucionet, për të cilat është kompetente kjo ministri. Qeveria shton se shkarkimi, bëhet edhe për mossuksesin e realizimit të politikës fiskale dhe efikasitetit më të madh në zbatimin e programit qeveritar.