E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi i kësaj marrëveshje të ndërsjellë është përforcimi i mbështetjes ndaj bashkësisë afariste përmes organizimit të aktiviteteve të përbashkëta të cilat në fokusin e tyre do t`i kenë sipërmarrjet.
Partneritet midis LOE-sė dhe Prokredit Bankės








Marrëveshje për partneritet me qëllim të thellimit të bashkëpunimit vendosën sot Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) dhe Prokredit Banka.

Qëllimi i kësaj marrëveshje të ndërsjellë është përforcimi i mbështetjes ndaj bashkësisë afariste përmes organizimit të aktiviteteve të përbashkëta të cilat në fokusin e tyre do t`i kenë sipërmarrjet.

Bashkëpunimi duhet të orientohet drejt prezantimit të shërbimeve dhe mundësive të Prokredit Bankës për financimin e ekonomisë, takime afariste me sipërmarrjet anëtare të Lidhjes së Odave Ekonomike, si dhe organizim të punëtorive për kontabilistë dhe menaxherë financiarë të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

"Thuajse mbi 80 për qind e portofolit kreditor të Prokredit Bankës e paraqesin kreditë afariste. Duke marrë parasysh misionin tonë dhe misionin e Lidhjes së Odave Ekonomike, raporti partner ishte tërësisht logjik", theksoi drejtori i përgjithshëm i Prokredit Bankës, Jovanka Joleska Popovska.

Drejtori ekzekutiv i LOE-së Vlladimir Matevski shprehu kënaqësi me thellimin e bashkëpunimit me Prokredit Bankën për mbështetje të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që është me rëndësi të madhe në kushte të sotme të ekonomizimit.

Publikuar: 09.07.2009 | 20:06
Lexuar: 483 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime