E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përveq perspektivës euroatlantike, zhvillimit ekonomik dhe sjelljes së investimeve të drejtëpëdrejta të huaja, shqiptarët duan anëtarësim në NATO edhe për arsye se aleanca veriperendimore do të mundësojë ombrellën e sigurisë kolektive për shqiptarët të cilët tradicionalisht kanë qenë viktima të tragjedive të mëdha.
Takimi i liderit tė BDI-sė Ali Ahmeti liderin e PS-sė Edi Rama nė Tetovė






Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, priti sot në një takim punë Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe liderin e opozitës shqiptare, z. Edi Rama.

Ahmeti i uroi mirësardhje Rama dhe e informoi mysafirin për zhvillimet politike në vend, në veçanti për përpilimin e programit të përbashkët qeveritar të përbërë nga programet e dy partive fituese në zgjedhjet e fundit parlamentare, interpretimin autentik të Ligjit për Amnesti dhe mbylljen e dosieve të Hagës, miratimin e ndryshimeve në ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe si dhe ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare. Ahmeti gjithashtu përgëzoi Rama për marrëveshjen e arritur me pozitën në Shqipëri për ta avancuar vëndin drejt marrjes së statusit vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian duke theksuar që ky dialog konstruktiv duhet t’u shërbejë si shembull të gjithëve.

Rama u shpreh që Maqedonia është në epokë të re historike pas vitit 2001 duke theksuar të arriturat në drejtim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve si dhe shfaqi interes të theksuar për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO si një domosdoshmëri për stabilitet të vendit. Z. Rama shtoi që z. Ahmeti është pika e referimit e Tiranës për shqiptarët në Maqedoni dhe e përgëzoi liderin e BDI për menaxhimin e sukseshëm të zhvillimeve politike në vend.
Ali Ahmeti pret Edi Ramën

Ahmeti informoi Rama për zhvillimet e fundit në lidhje me kontestin me Greqinë si dhe përshëndeti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, por theksoi që në këtë proces nuk ka të humbur e as të fituar, por kjo duhet të shërbejë si shtytje për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes së emrit. Vendimi i Gjykatës në Hagë është moment që duhet të shfrytëzohet për t’i dhënë fund kontestit me fqiun jugor të Maqedonisë.

Përveq perspektivës euroatlantike, zhvillimit ekonomik dhe sjelljes së investimeve të drejtëpëdrejta të huaja, shqiptarët duan anëtarësim në NATO edhe për arsye se aleanca veriperendimore do të mundësojë ombrellën e sigurisë kolektive për shqiptarët të cilët tradicionalisht kanë qenë viktima të tragjedive të mëdha.

Shqiptarët në Maqedoni kanë qëndrim unik për çështjen e emrit dhe do të mbështesin çdo kompromis me Greqinë si bëjnë thirje për zgjidhje sa më të shpejtë të kontestit me Greqinë në mënyrë që të anëtarësohemi në NATO dhe të fillojmë negociatat për anëtarësim në NATO.

Ahmeti gjithashtu përshëndeti dialogun midis partive opozitare shqiptare si një nismë të mirë për të vepruar dhe për të biseduar, por uroi që bashkëbiseduesit mos të bashkohen për t’u ndarë.

Publikuar: 05.12.2011 | 13:57
Lexuar: 619 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime