Gurthemelin e vendosën kryeminsitri Nikolla Gruevski, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe u.d. drejtor i NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi", Toni Jarevski.
NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" do të ketë ndërtesë të re administrative. Në objektin, ndërtimi i të cilit filloi sot në lokacionin e njëjtë ku ishin edhe hapësirat e përkohshme të kësaj ndërmarrje në Kalanë e Shkupit, "Ujësjellësi dhe kanalizimi" investoi 610 milionë denarë. Afati për ndërtimin është tre vite.
Ndërtesa e re administrative do të jetë e lartë 21 metër me bruto hapësirë prej 5.326 metra katrorë. Do të ketë pesë kate dhe parking nëntokësor në tr nivele, me kapacitet për 115 automjete.
Gurthemelin e vendosën kryeminsitri Nikolla Gruevski, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe u.d. drejtor i NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi", Toni Jarevski.
"Përfundimisht barakat e vjetra të cilat ekzistonin në këtë vend do të zëvendësohen me objekt të ri modern i cili do të ofrojë kushte të reja për të punësuarit dhe shërbim të përmirësuar për qytetarët", tha Gruevski.
Si mbështetje nga ne, Qeveria e dha tokën në të cilën do të ndërtohet objekti, em çka Ndërmarrja publike dhe Qyteti i Shkupit filluan ta ndërtojnë këtë objekt. Me ndërtesën e re do të zgjidhen shumë probleme teknike të ndërmarrjes, siç ishte mungesa e hapësirës dhe kushtet për punë normale. Në të njëjtën kohë pritet edhe shërbim i përmirësuar ndaj qytetarëve dhe kryerje më efikase e obligimeve të ndërmarrjes", tha Gruevski.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski theksoi se përfundimisht të punësuarit nga kjo ndërmarrje do të fitojnë kushte bashkëkohore për punë, që do të mundësojë përmirësim të efikasitetit në punë.
U.d. drejtori Jarevski potencoi se NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup informon se objekti do të ketë sistem përmes të cilit uji nga reshjet e shiut do të grumbullohet në depo nëntokësore speciale dhe do të shfrytëzohet për ujitje të hapësirave të gjelbëruara. Njherit objekti i ri do të jetë efikas në mënyrë energjetike.
Firma e cila do ta ndërtojë ndërtesën e re administrative është Alpine Bau GmbH filiali Shkup.