Drejtori i Alkaloidit SHA Shkup, Zhivko Mukatov tha se kanë mundësi të prezantojnë punën e kompanisë të bisedojnë rreth aktiviteteve të cilat i ndërmarrin në tregun amerikan dhe në bashkëpunim me kompanitë amerikane të cilat i prezantojnë në treg në Maqedoni dhe rajon.
Alkaloid SHA Shkup prodhojnë prodhime të cilat shiten në tregun amerikan, që ka standarde shumë të rrepta për kualitet dhe siguri është shembull shumë i mirë në cilën mënyrë kompanitë e Maqedonisë mund të jenë konkurrente në shtet dhe botë, deklaroi ambasadori amerikan në Maqedoni, Poll Uollers pas vizitës në Alkaloid.
Ai përmendi se është njoftuar me kapacitet e kompanisë e cila, siç tha, jep shembull shumë të mirë edhe për përgjegjësinë shoqërore.
Drejtori i Alkaloidit SHA Shkup, Zhivko Mukatov tha se kanë mundësi të prezantojnë punën e kompanisë të bisedojnë rreth aktiviteteve të cilat i ndërmarrin në tregun amerikan dhe në bashkëpunim me kompanitë amerikane të cilat i prezantojnë në treg në Maqedoni dhe rajon.
Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se në SHBA Alkaloid shet edhe çajra.
"Prodhojmë çajra për prodhues të njohur amerikan siç janë kompani "Aveda" e cila është pjesë e "Este Lauder" grupacionit, kompania "Arbon". Prej këtij muaji fillojmë të punojmë me kompanitë "Svanson", ndërsa përveç kësaj jemi prezent edhe me prodhimin tonë Good nature çajra dhe koleksion për foshnje Bekutan" theksoi Mukaetov.
Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve për atë nëse druan nga shkatërrimi i euros, tha se nuk beson se ajo do të ndodhë.