E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Rruga e re, që mendohet të përfundojë në vjeshtën e vitit 2012, na ka ndryshuar jetën. Dje shkonim me mushka, sot me veturë në tokat tona", shprehet Aliaj, duke shtuar se ku shkon asfalti sjell zhvillim.
Rruga e re Levan-Tepelenė, autostrada qė sjell zhvillim nė bujqėsi


Telnis Skuqi

- Para nisjes së rrugës së re Levan-Tepelenë, me gjatësi 70 km, dy vite më parë, fermerët e fshatit Fratar e kishin lënë tokën në mëshirë të fatit.

Bujqësia për ta ishte një investim i vdekur pa perspektivë, apo siç e vlerëson fermeri Sabri Aliaj, "një humbje kohe".

"Rruga e re, që mendohet të përfundojë në vjeshtën e vitit 2012, na ka ndryshuar jetën. Dje shkonim me mushka, sot me veturë në tokat tona", shprehet Aliaj, duke shtuar se ku shkon asfalti sjell zhvillim.

Fermeri Aliaj nuk e kishte menduar as në ëndërr, që rruga e re ishte piketuar nga Fratari, duke shmangur kthesat e Ballshit, një torturë për drejtuesit e automjeteve.

"Fermerët i janë kthyer punës. Nuk kanë lënë asnjë centrimetër katror pa punuar dhe mbjellë. Tashmë produktet tona shkojnë direkt në treg me pak shpenzime, jo si dikur", pohon Aliaj.

Ai tregon se rrugës së vjetër Tepelenë-Ballsh po i vjen fundi pasi dy lotet kryesore në ndërtim Levan-Fratar dhe Fratar-Tepelenë ka nisur të asfaltohen.

"Prej gjashtë muajsh, të dyja kompanitë e ndërtimit kanë punuar shumë, madje mund të themi se 80 për qind e saj ka përfunduar", thotë Aliaj.

Sipas tij, tashmë aksi rrugor Krahës-Memaliaj bëhet për 20 minuta, duke shkurtuar kohë gjysëm për gjysëm.

I këtij mendim është edhe Abedin Gremi, bashkëfshatari i Aliajt, njëherazi kamionist i kompanisë greke "AEGEK", që ndërton lotin e dytë të rrugës Krahës-Tepelenë, me gjatësi 32.5 km.

"E gjithë rruga fushore Levan-Fratar ka përfunduar, por problem shfaqet në vargmalin e Poçemit, pasi është një terren i vështirë. Aty parashikohet të ndërtohen tre ura, që do të lidhin lotin e parë me të dytin", shprehet Gremi.

Një specialist i kompanisë "AEGEK" thotë se "segmenti rrugor Levan-Tepelenë është i ndarë në dy lote, Levan-Damës me gjatësi 37.5 km, me vlerë 39.1 milionë euro dhe loti i dytë, Damës-Tepelenë, me gjatësi 32.5 km dhe vlerë 28.6 milionë euro".

Ai tregon se gjerësia e asfaltuar e rrugës do të jetë 10.5 metra, me dy kalime, sipas standardeve europiane të rrugës kombëtare.

Më tej, specialisti thekson se "në aksin rrugor Krahës-Tepelenë parashikohet të ndërtohen mbi 30 vepra arti të vogla, prejt të cilave katër ura me gjatësi mbi 50 metra dhe lartësi mbi 70 metra".

"Automjetet mund të lëvizin me shpejtësi nga 80 deri në 110 km në orë, ndërsa punimet do të përfundojnë plotësisht verën e ardhshme", shprehet specialisti, i cili thekson se aktualisht, trafiku ekzistues në jug të vendit është 3500 automjete në ditë, nga 6000 mjete që parashikohet të arrihet në vitin 2015

Publikuar: 05.12.2011 | 16:38
Lexuar: 665 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime