Tuining-projekti, i titulluar "Mbështetje për përforcimin institucional të Qendrës për arsimim të të rriturve dhe zhvillim të programeve për arsimim dhe kompletim të arsimit fillor për personat e përjashtuar", do të realizohet me institucione partnere nga Franca dhe Spanja.
Qendra për arsimimin e të rriturve, e cila ekziston tre vite, institucionalisht do të përforcohet me projekt të financuar nga BE-ja. Me të ajo duhet të zhvillojë sistem dhe programe për zbatimin cilësor të qëllimeve për të cilat është themeluar - personat e rritur dhe të përjashtuar social ta formojnë arsimimin e tyre.
Tuining-projekti, i titulluar "Mbështetje për përforcimin institucional të Qendrës për arsimim të të rriturve dhe zhvillim të programeve për arsimim dhe kompletim të arsimit fillor për personat e përjashtuar", do të realizohet me institucione partnere nga Franca dhe Spanja.
Projektit është me vlerë prej 1,7 milion euro nga fondet parainkuadruese të Bashkimit Evropian dhe duhet ta ndihmojë zhvillimin e arsimimit për të rriturit dhe mësim të përjetshëm. Është paraparë që në kuadër të projektit deri në korrik të vitit 2013 këmbim i përvojave mes të punësuarve nga Qendra për arsimimin e të rriturve dhe institucioneve dhe ekspertëve të tjerë nga kjo sferë nga vendet partmere - Franca dhe Spanja.
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri në promovimin e projektit theksoi se Qendra si institucion i sapoformuar përqëndrohet që t'i implementojë rekomandimet për konfirmim të nevojave arsimore të individëve, organizatave, tregut të punës dhe bashkësisë më të gjërë shoqërore.
"Vizioni i Qendrës ëhtë, para se gjithash, krijimi i kulturës për mësim dhe rritje të mundësive arsimore për të gjithë grup moshat, rritje të numrit të nxënësve/shfrytëzues, gjegjësisht krijim të 'organizatës e cila mëson' dhe 'bashkësisë e cila mëson'... Qëllimi përfundimtar i të gjitha politikave të Qeverisë është rritja e punësimin dhe lufta kundër varfërisë. Besoj se vetëm ekonomi e suksesshme e bazuar në dituri dhe profesionalizëm të mirë të njerëzve të të gjitha niveleve moshatare është mënyra që t'i arrijmë këto qëllime, të cilat janë konzistente me ato të projektuara në Strategjinë e Bashkimit Evropian 'Evropa 2020'", theksoi Neziri.
U.d. euroambasadori në Maqedoni Robert Lidël tha se këto programe do t'i përmirësojnë kushtet socio-ekonomike të vendit. "Ballafaqohemi me kushte të pavolitshme sociale dhe ekonomike, normë të lartë të papunësisë dhe vështirësi për punësim... Arsimimi për të rriturit dhe mësimi i përjetshëm gjatë viteve të fundit kanë rol të madh, posaçërisht kur bëhet fjalë për trajnim dhe stërvitje të njerzëve që të bëhen kompatibilë të tregut të punës, para se gjithash personat e përjashtuar", tha Lidël.
Për përvojat në vemdet e tyre folën përfaqësues nga partnerët e këtij projekti - Karmen Sains nga Spanja dhe Zhan-Luk Selie nga Franca.
"Duhet të sigurojmë kornizl për proces të qëndrueshëm për mësim të përjetshëm dhe të përgadisim dhe implementojmë sistem për trajnim të të rriturve për të gjithë qytetarët, duke përfshirë programe specifike për personat e përjashtuar, ata të cilët herët e kanë braktisur shkollën, ata të cilët janë të pakualifikuar dhe të papunë. Këta persona duhet të kenë mënyrë të posaçme të arsimimit, ndërsa kjo nuk është e njejta që e fitojnë të rinjtë në institucionet e arsimit të lartë", tha Selie.
Drejtoresha e Qendrës për arsimimin e të rriturve Lindita Qaziimi informoi se projekti filloi në tetor të këtij viti, ndërsa do të zgjasë deri në korrik të këtij viti dhe se do të përfshijë 30 ekspertë francezë dhe spanjollë. Ajo pret sistem funksional sipas standardeve bashkëkohore evropiane nga i cili benefiti më i madh do të jetë zhvillimi personal i individëve.