"E dëgjuam dhe do ta marrim parasysh aktgjykimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në rastin me zbatimin e Marrëveshjes së përkohshme mes Maqedonisë dhe Greqisë, por megjithatë Komisioni Evropian nuk ka kompetencë lidhur me këtë çështje dhe nuk do ta komentojë", informuan nga pres shërbimi i KE-së.
Komisioni Evropian në kumtesën e publikuar pas vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë njofton se do ta marrë parasysh, por megjithatë nuk ka kompetencë lidhur me këtë çështje dhe nuk do ta komentojë.
"E dëgjuam dhe do ta marrim parasysh aktgjykimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në rastin me zbatimin e Marrëveshjes së përkohshme mes Maqedonisë dhe Greqisë, por megjithatë Komisioni Evropian nuk ka kompetencë lidhur me këtë çështje dhe nuk do ta komentojë", informuan nga pres shërbimi i KE-së.
Siç lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, në kumtesë më tej thuhet se Komisioni Evropian u bën thirrje dy palëve që sërish të angazhohen në negociatat nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, me qëllim që të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dy palët për kontestin me emrin. Kjo është në interes të dy vendeve, si dhe për rajonin më të gjerë, duke përfshirë edhe BE-në", vlerëson KE-ja.