E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit 5 Dhjetori është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së më vitin 1985. Kjo ditë u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.
Shėnohet nė Tetovė 5 Dhjetori - Dita Ndėrkombėtare e Vullnetarizmit







Klubi Rinor i Vullnetarëve (KRV), që funksionon në kuadër të organizatës joqeveritare nga Tetova, Qendra Evropiane SN7 shënoi sot në qytetin e Tetovës, 5 Dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit.

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit 5 Dhjetori është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së më vitin 1985. Kjo ditë u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.

"Klubi Rinor i Vullnetarëve (KRV), me rastin e kësaj dite, ku vihet në pah ndjenja pozitive dhe altruiste e njeriut, vlerëson se dobitë nga vullnetarizmi janë të shumta, duke filluar nga përfitimi e eksperiencave të reja, zhvillimi profesional, aftësimi personal, krijimi i miqësive të reja, eksplorimi njohurive shtesë, zhvillimi i vizionit, marrja e përgjegjësive plotësuese etj", deklaroi Fatos Veliu, koordinator i Klubit Rinor të Vullnetarëve (KRV) dhe sekretar gjeneral i Qendrës Evropiane SN7..

Vullnetarizmi, sipas tij është shprehje e lirisë individuale për një interes më të gjerë kolektiv që paraqet aktin më human të një shoqërie dhe ndikon dukshëm në përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve.

Në këtë ditë, Klubi Rinor i Vullnetarëve (KRV), njëherësh shpreh edhe shqetësimin për faktin se, ndonëse institucionet e ndryshme publike dhe private në vend, në parim e mbështesin punën vullnetare, fatkeqësisht, praktika tregon një realitet ndryshe. Apelojmë deri te të gjithë institucionet që të hapin dyert e tyre për njerëz të rinj dhe energji më pozitive.

Poashtu, shtoi më tej Veliu shfrytëzojmë rastin që të sugjerojmë deri te organizatorët e punës vullnetare (që fatkeqësisht në këto hapësira janë të paktë), për të respektuar me përpikëri ligjet dhe normat në fuqi që rregullojnë aktivitetin vullnetar.

"Vetëm zbatimi me ndershmëri i 'Ligjit për Vullnetarizëm', i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, do t’ju jep shanse të reja dhe elan më të madh, të gjithë qytetarëve të interesuar për të aplikuar për punë vullnetare nëpër institucione të ndryshme të vendit", theksoi ai.

Në të njëjtën kohë, Klubi Rinor i Vullnetarëve (KRV), u bën thirrje të gjithë mediave dhe opinionit të publik në vend, që të nxisin dhe mbështesin vullnetarizmit, nga që arsyet janë të shumta, por kryesorja është se vullnetarizmi reflekton ndjeshmërinë për nevojat e të tjerëve.

Publikuar: 05.12.2011 | 17:11
Lexuar: 702 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime