Spanjollët nesër udhëtojnë në Stamford Bridge me pikë të barabarta me Blutë në grupin E, duke ditur se fituesi do të jetë ai që do të sigurojë biletën për në fazën eliminatore të garës evropiane.
Sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado, thotë se ai ëndërron fitore ndaj Chelseat, e cila do ta kualifikonte ekipin spanjoll në 16-shen më të mirë të Ligës së Kampionëve.
Spanjollët nesër udhëtojnë në Stamford Bridge me pikë të barabarta me Blutë në grupin E, duke ditur se fituesi do të jetë ai që do të sigurojë biletën për në fazën eliminatore të garës evropiane.
Ne të gjithë ëndërrojnë një natë të bukur në të cilën do të arrijmë kualifikimin të cilin të gjithë e ëndërrojmë. Ne duhet të fitojmë. Ky është synimi që ne kemi. Ne shkojmë në Londër me mentalitetin se mund të fitojmë, ka deklaruar kapiteni i Valencias.
Valencia dhe Chelsea barazuan 1-1 në Mestalla në ndeshjen e parë mes tyre, dhe një rezultat i barabartë pa gola ose një fitore e klubit spanjoll do të thoshte kualifikim për ta. Bayer Leverkusen tashmë ka siguruar biletën për të kaluar fazën e grupeve.