E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me rëndësi për ne, theksoi kryeministri, është konstatimi i Gjykatës se Republika e Maqedonisë në procesin e tejkalimit të dallimit rreth emrit merr pjesë me vullnet të mirë dhe tregoi transparencë, posaçërisht në muajt para Samitit të NATO-s në Bukuresht.
Gruevski: Aktgjykimi jep impuls pozitiv pėr tejkalimin e kontestit pėr emrin










Aktgjykimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë është pozitiv për Republikën e Maqedonisë. Gjykata i hodhi poshtë të gjitha kërkesat e Greqisë sipas pikave kyçe, si dhe të gjitha ankesat. Gjykata konstaton se edhe Republika e Maqedonisë mund ta përdorë emrin kushtetues në organizatat ndërkombëtare kur flet për vete.

Këtë e theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në deklaratën e dhënë në Qeveri me rastin e aktgjykimit të sotëm të Gjykatës në Hagë.

Me rëndësi për ne, theksoi kryeministri, është konstatimi i Gjykatës se Republika e Maqedonisë në procesin e tejkalimit të dallimit rreth emrit merr pjesë me vullnet të mirë dhe tregoi transparencë, posaçërisht në muajt para Samitit të NATO-s në Bukuresht.

"Procedurën para Gjykatës formalisht e filluam në muajin nëntor të vitit 2008, dhe atë pasi që Greqia e pengoi hyrjen tonë në NATO në Samitin në Bukuresht. Gjykata vendosi se padia është e drejtë dhe e pranoi kërkesën bazë të Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht solli aktgjykim se Republika e Greqisë e ka shkelur nenin 11 paragrafin 1 nga Marrëveshja e përkohshme, dhe pa arsye e kanë penguar integrimin e vendit tonë në NATO", theksoi ai.

Aktgjykimi, konsideron Gruevski, jep impuls të ri pozitiv për ecje përpara në tejkalimin e kontestit për emrin dhe largimin e bllokadës për Maqedoninë.

"Republika e Maqedonisë do ta respektojë vendimin e tillë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Ky është obligimi ynë. Në pajtim me të drejtën ndërkombëtare Greqia duhet të përmbahet nga bllokimi i mëtejshëm i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në NATO ose organizata tjera ndërkombëtare", shtoi Gruevski, duke shprehur falënderim deri te Gjykata në emër të Qeverisë.

Gruevski lexoi një pjesë të aktgjykimit, duke potencuar falënderim për respektim të argumenteve të së drejtës dhe drejtësisë.

"Duke u prononcuar për ilaçet e mundshme juridike për kërë lëndim gjegjësisht shkelje, Gjykata konsideron se nuk është e domosdoshme ta urdhërojë Greqinë që të në ardhmen mos ta bën të njëjtën dhe mos ta përsëritë këtë veprim kundërligjor, pasi që pret dhe supozon se Greqia do të veprojë me qëllim të mirë, gjegjësisht Gjykata konsideron se duhet të besojë se Greqia nuk do ta përsërisë veprimin kundërligjor, pasi Gjykata veçmë e shpalli për kundërligjor", theksoi Gruevski.

Kjo që është jashtëzakonisht me rëndësi, siç theksoi Gruesvki, është se Gjykata konstatoi se edhe Maqedonia mundet ta shfrytëzojë emrin kushtetues në organizatat ndërkombëtare kur bëhet fjalë për vete.

"Nga të gjitha konfirmimet e Greqisë se ne shumë herë e kemi shkelur marrëveshjen e përkohshme, Gjykata gjeti vetëm një instancë ku ka pasur lëshim, në vitin 2004, megjithatë vitin e njëjtë ajo u përmirësua, me çka vërejtja e Greqisë mbetet irelevante", theksoi kryeministri.

Në pajtueshmëri me të drejtën ndrërkombëtare, siç tha, ky aktgjykim nënkupton se Greqia duhet të përmbahet nga kundërshtimi i mëtejshëm për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO ose organizatat apo institucionet tjera ndërkombëtare.

"Kemi të drejtë dhe të shpresojmë se dhe tre vendet anëtare të organizatave të njëjta do ta marrin parsysh aktgjykimin, duke marrë parasysh faktin se qeverisja e së drejtës është një ndër vlerat qendrore të familjeve ndaj të cilave synojmë", shtoi Gruevski.

Ai theksoi se Maqedonia është e interesuar për mundësim të përparimit në marrëdhëniet me Greqinë dhe në realizimin e përparimit të integrimeve tona euroatlantike dhe evropiane.

"Ne jemi të gatshëm që së bashku me Greqinë të punojmë në realizimin e Axhendës, nga ana e tyre të promovuar 2014, e cila është bazë për integrim të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Integrimet e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO duhet të shihen si sukses i përbashkët gjegjësisht si sukses i rajonit", theksoi kryeministri.

Edhe krahas aktgjykimit, siç shtoi, Maqedonia është e përkushtuar në vazhdim të bisedave për gjetje të zgjidhjes së përbashkët të pranueshme për të dy vendet për kontestin për emrin, dhe atë nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, duke i shfrytëzuar shërbimet e mira të Methju Nimicit.

Aktgjykimi, siç theksoi Gruevski, është pozitiv, i dobishëm dhe nëse shihet dhe afirmohet nga këndi i vërtetë, ka bazë për përmirësim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Greqinë për çështjet me interes të përbashkët dhe rajonal.

Publikuar: 05.12.2011 | 20:35
Lexuar: 383 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime