Në seancë, siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, është shqyrtuar informata për modele dhe shembuj nga vendet tjera dhe institucionet financiare ndërkombëtare të mbështetjes shtetërore për bizneset e reja dhe kompanitë e vogla dhe të mesme.
Lëvizjet vijuese makroekonomike, si dhe informatat për më shumë projekte dhe aktivitete nga sfera ekonomike, u shqyrtuan në seancën e sotme të rregullt të Këshillit ekonomik, me të cilën kryesoi kryeministri Nikolla Gruevski.
Në seancë, siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, është shqyrtuar informata për modele dhe shembuj nga vendet tjera dhe institucionet financiare ndërkombëtare të mbështetjes shtetërore për bizneset e reja dhe kompanitë e vogla dhe të mesme.
Anëtarët e Këshillit kanë konkluduar që analiza të zgjerohet në më shumë vende dhe të bëhet krahasim me praktikat ekzistuese të mbështetjes shtetërore në Republikën e Maqedonisë, ndërsa pastaj të shihen mundësitë për inkorporim të masave të reja në sistemin vendor për mbështetje të bizneseve të reja dhe kompanitë e vogla dhe të mesme.
Në seancë është shqyrtuar edhe informata për veprim të mëtejshëm lidhur me vendosjen e sistemit për menaxhim të integruar rajonal me mbeturinat në rajonin e Pellagonisë, Jugperëndimor dhe Vardarit.