Është dashur ndërhyrja e kryeministrit italian Monti i cili e ka marrë situatën në dorë dhe ka vijuar të prezantojë nismën për shkurtimin e administratës dhe rritjen e moshës së daljes në pension.
Efektet e krizës në Itali janë mjaft të forta dhe masat e marra nga qeveria Monti pritet të jenë akoma më të dhimbshme për qytetarët italianë. Sa?!..
E tregon më sëmiri kjo video ku ministrja e punës dhe cështjeve sociale në qeverinë Monti, Elsa Fornero gjatë prezantimit të reformës për shkurtimet në administratë nuk e ka përmbajtur dëshpërimin për vendimet ekstreme që duhet të prezantonte para italianëve dhe ka shpërthyer në lot në mes të konferencës për mediat.
Është dashur ndërhyrja e kryeministrit italian Monti i cili e ka marrë situatën në dorë dhe ka vijuar të prezantojë nismën për shkurtimin e administratës dhe rritjen e moshës së daljes në pension.