E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri i Maqedonisë dhe anëtarët e delegacionit qeveritar të cilët e shoqërojnë, në Bruksel do të takohen edhe me përfaqësues zyrtarë belgë, si dhe me përfaqësues të odave ekonomike të Belgjikës.
Kryeministri Gruevski nė Bruksel do tė takohet me Van Rompuj







Kryeministri Gruevski në Bruksel do të takohet me Van Rompuj dhe me politikanë dhe ekonomistë belgë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski në kuadër të vizitës njëditore të Mbretërisë së Belgjikës, sot në Bruksel do të ketë tet-a-tet takim me kryetarin e Bashkimit Evropian, Herman van Rompuj.

Kryeministri i Maqedonisë dhe anëtarët e delegacionit qeveritar të cilët e shoqërojnë, në Bruksel do të takohen edhe me përfaqësues zyrtarë belgë, si dhe me përfaqësues të odave ekonomike të Belgjikës.

Gruevski, bashkë me zëvendës-kryetarin e Qeverisë të Obliguar për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, ministrin për tërheqjen e investimeve të huaja Vele Samak dhe drejtorin e Drejtorisë së Zonave zhvillimore teknologjiko-industriale Viktor Mizo, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në biznes forumin e Maqedonisë dhe Belgjikës, i cili organizohet me Agjencinë valonase për tregti dhe investime.

Delegacioni qeveritar para përfaqësuesve të më shumë se dhjetëra kompanive belge do t'i prezantojnë volitshmëritë të cilat i ofron Maqedonia për hapjen dhe zhvillimin e biznesit, të dhënat makroekonomike për lëvizjet ekonomike vijuese në vend, si dhe sferat ku mund të pritet thellim i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis ekonomistëve të Maqedonisë dhe Belgjikës.

Sipas të dhënave statistikore ekonomike, në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2010, Mbretëria e Belgjikës ndodhet në grupin e 25 vendeve të para me të cilat Republika e Maqedonisë realizon vëllim më të madh të këmbimit ( në vitin 2007 e zuri vendin e 12-të, në vitin 2008 është në vendin e 16-të, në 2009 në vendin e 21-të, në 2010 në të 21-in dhe në 9-të muajt e kaluara të vitit 2011 në pozitën e 23-të.).

Maqedonia ka suficit në këmbimin tregtar gjatë viteve të fundit, ndërsa nga fillimi i vitit ai është 13,8 për qind.

Deri në shtator të këtij viti, qarkullimi i përgjithshëm i këmbimit tregtar midis dy vendeve është 74,6 milionë dollarë, ose 0,8 për qind të këmbimit të përgjithshëm të Maqedonisë me botën.

Sot pasdite, kryeministri i Maqedonisë pritet të ketë takim edhe me Kirs Peters, kryetarin e Qeverisë së Flandrisë.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë nga Brukseli largohet për në Marsej të Francës ku do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Kongresin e 20-të të Partisë Evropiane popullore (EPP). Në Marsej, Gruevski do të marrë pjesë në takimin e shefave të shteteve dhe qeverive të cilët vijnë nga partitë-anëtare të EPP-së.

Nga Franca kryeministri shkon për në Hagë ku do të takohet me kryetarin e VNO NCW, Konferencë e punëdhënësve të Holandës dhe me përfaqësues të disa kompanive më të mëdha. Ditën e ardhshme kryeministri do të marrë pjesë në Biznes-forumin e Maqedonisë dhe Holandës.

Publikuar: 06.12.2011 | 11:16
Lexuar: 375 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime