Në 24-orët e fundit në Greqi janë regjistruar edhe 15 raste të reja, me ç'rast numri i të infektuarve me virusin e gripit A arriti në 216 persona, prej të cilëve 93 janë shëruar tërësisht. Avramopulos tha se 78 për qind e të infektuarve janë udhëtarë, të cilët kanë udhëtuar nga vendet e jashtme.
Greqia hyn në fazën e pandemisë të gripit A (H1N1), deklaroi në konferencë për shtyp ministri grek i Shëndetësisë, Dimitris Avramopulus.
Ai theksoi se lufta kundër pandemisë është përgjegjësi, si e Qeverisë, ashtu edhe e çdo qytetari në veçanti. Vaksinimi do të fillojë gjatë kësaj vjeshte.
Në 24-orët e fundit në Greqi janë regjistruar edhe 15 raste të reja, me ç'rast numri i të infektuarve me virusin e gripit A arriti në 216 persona, prej të cilëve 93 janë shëruar tërësisht. Avramopulos tha se 78 për qind e të infektuarve janë udhëtarë, të cilët kanë udhëtuar nga vendet e jashtme.
Pjesa më e madhe e të sëmurëve janë të moshës mes 20 dhe 30 vjet. Disa prej tyre kanë arritur nga Britania e Madhe dhe Australia, kurse të tjerët janë infektuar përmes kontaktit me raste tashmë të konfirmuara të sëmundjes.
Edhe krahas rritjes së numrit të sëmurëve, nga Ministria greke e Shëndetësisë qetësojnë se nuk ka shkak për panikë te qytetarët, për shkak se gripi kalon lehtë.
Midis të të infektuarve nga virusi H1N1 të virusit të tipit A në Greqi janë edhe tre emigrantë shqiptarë, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Tirana.
Njeriu i parë i Institutit për shëndetësi publike të Shqipërisë, ALban Ylli, deklaroi se për disa javë rastet e para të gripit do të regjistrohen edhe në Shqipëri.
Sipas tij, kjo është e paevitueshme sepse rajoni i Ballkanit është përfshirë nga gripi i ri.
"Pothuajse është e pamundur që Shqipëria të kursehet nga gripi i ri. Por, nuk ka nevojë për krijim të panikës midis popullatës", deklaroi Ylli.
Rreziku më i madh vjen nga Greqia, për shkak të kthimit masiv të emigrantëve shqiptarë gjatë pushimeve vjetore, në këtë muaj, e posaçërisht gjatë muajit gusht.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë nga 100 milionë lekët e ndara (rreth 50 milionë denarë), si parandalim kundër sëmundjes infektuese porositi 50 mijë vaksina "Tamiflu".
Në kuadër të masave të ndërmarra parandaluese, në të gjitha vdenkalimet kufitare duke përfshirë edhe aeroportin "Rinasi" në Tiranë dhe bregdetin Durrës, janë të përforcuara kontrollimet e udhëtarëve.
Në Laboratorinë referente kombëtare për grip në Sofje sot janë konfirmuar dy raste të reja të gripit A (H1N1), kumtoi Ministria bullgare e Shëndetësisë.
Rasti i parë është burrë i moshës 55-vjeçare, i cili në Sofje ka arritur më 5 korrik nga Australia, përmes Singaporit dhe Londrës. Më 6 korrik ai ka pasur temperaturë të lartë, dhembje në muskuj dhe bark dhe kollitje. Është kontrolluar dhe hospitalizuar në klinikën infektive VMA në Sofje.
Rasti i dytë është një grua 20-vjeçare me shtetësi gjermane. Më 3 korrik ajo dhe një vajzë 16-vjeçare, gjithashtu nga Gjermania, janë vendosur në kompleksin e hoteleve "Bregu i Diellit". Më 5 korrik nga autoritetet shëndetësore të Gjermanisë në hotel ka arritur informata me faks se dy vajzat kanë pasur kontakte me persona, për të cilët në Gjermani është konfirmuar rezultat pozitiv i virusit të gripit A (H1N1). Më 6 korrik gratë janë gjetur dhe nga të dyjat është marrë material për hulumtim, që është dërguar në Laboratorinë referente kombëtare. Vajza 20-vjeçare, rezultati i të cilës është pozitiv, urgjentisht do t hospitalizohet në repartin infektiv.
Deri në këtë moment dy shtetëset gjermane nuk kanë simptome klinike.
Me këto raste, momentalisht në Bullgari janë konfirmuar gjithsej 16 rezultate pozitive të gripit të ri A (H1N1).
Në Serbi janë konfirmuar 34 raste të personave të sëmurë nga gripi i shkaktuar nga lloji i ri i virusit A (H1N1) njoftoi sot Instituti serb për shëndetësi publike.
Në kumtesë saktësohet se numri është në konkludim me dje dhe se bëhet fjalë për të ashtuquajtur raste bartëse. Bëhet fjalë për 27 persona të cilët kanë udhëtuar nga vende në të cilat më herët është regjistruar sëmundja ndërsa në shtatë raste sëmundja është shkaktuar pas kontaktit me persona të sëmurë.
Personat e sëmurë janë nga territori i Beogradit, Novi Sadit, Somborit, Nishit, Sërbobranit, Nova Pazovës, Shabacit dhe Suboticës.
Mes të infektuarve janë edhe tre sportistë nga Universiada - shtetas nga Australia, Argjentina, Uganda.
Sipas të dhënave të OBSH-së në konkludim me 6 korrikun zyrtarisht janë paraqitur 94.512 raste të personave të sëmurë me grip të shkaktuar nga lloji i ri i virusit A(H1N1), dhe 429 të vdekur. Hulumtimet më të reja tregojnë se vdekja nga gripi i shkaktuar nga lloji i ri i virusit janë mes 0,06 dhe 0,0004 për qind për dallim nga përqindjet tjera në Meksikë 0,4 për qind