Në takim marrin pçjesë mbi 40 shefa të diplomacive dhe përfaqësues të lartë nga 56 vende anëtare të OSBE-së. Mes pjesëmarrësve janë edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton dhe shefi i diplomacisë ruse, Sergej Llavrov.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot dhe ensër do të marrë pjesë në Takimin e 18-të ministror të OSBE-së në Vilnus të Lituanisë.
Poposki do të ketë fjalim në forum, ndërsa janë paraparë edhe disa takime bilaterale. Një ditë pas aktvendimit në Hagë për shkeljen e Marrëveshjes së përkohshme nga ana e Greqisë, shefi i diplomacisë së Maqedonisë pasdite do të ketë takim me kolegun e tij grek, Stavros Dimas. Ai do të takohet edhe me nikoqirin, minsitrin lituanez të Punëve të Jashtme Azhubalis, si dhe me shefat e diplomacive të Estonisë, Urmas Paet, të letonisë Edgars Rinkeviçs, të Bullgarisë Nikollaj Mlladenov dhe me ministrin francez për çështje evropiane, Zhan Leoneti.
Në takim marrin pçjesë mbi 40 shefa të diplomacive dhe përfaqësues të lartë nga 56 vende anëtare të OSBE-së. Mes pjesëmarrësve janë edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton dhe shefi i diplomacisë ruse, Sergej Llavrov.
Siç është paralajmëruar nga vendi nikoqir dhe kryesuese aktuale me OSBE-në, tema kryesore për diskutim në forum do të jenë siguria euroatlantike dhe euroaziatike, si dhe liria e mediumeve.
Kryesuesi, shefi i diplomacisë lituaneze, Audronius Azhubalis me rastin e takimit, theksoi se bota po përballet me sfida të mëdha - që nga kriza financiare e deri te ngjarjet në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Afërt. Për këtë arsye, thotë ai, është me rëndësi që në këto kohë të krizës të fokusohemi në qëllimin, e ai është vendosja sigurisë globale. Ky takim, sipas shefit të diplomacisë lituaneze, është mundësi për t'u arritur përparim si për sfidat tashmë ekzistuese, ashtu edhe për ato të rejat.