E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mikalef dhe Bukhman duhet të kenë takime edhe me ministrin e Vetëqeverisjes lokale Nevzat Bejta me përfaqësues të Ministrisë së Financave, si dhe me përfaqësues të BNJVL-së dhe me anëtarët e delegacionit të Maqedonisë të autoriteteve lokale dhe rajonale të KE-së.
Delegacioni i KE-sė nė misionin monitorues tė vetėqeverisjes lokale nė Maqedoni, takime nė Parlament












Delegacioni i Kongresit për autoritet lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës, i cili deri më 7 dhjetor qëndron në Maqedoni në misionin monitorues të demokracisë lokale dhe rajonale, sot do të realizojë takim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në përbërjen e delegacionit janë Jan Mikalef nga Malta (Partitë popullore dhe demokristiane) dhe Andre Bukhman nga Franca (Socialist), të cilët në Parlament do të takohen me anëtarët e komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit, të Komisionit për vetëqeverisje lokale dhe të Komisionit për financim dhe buxhet.

Mikalef dhe Bukhman duhet të kenë takime edhe me ministrin e Vetëqeverisjes lokale Nevzat Bejta me përfaqësues të Ministrisë së Financave, si dhe me përfaqësues të BNJVL-së dhe me anëtarët e delegacionit të Maqedonisë të autoriteteve lokale dhe rajonale të KE-së.

Ata do të takohet edhe me përfaqësues të Gjykatës kushtetuese, Avokatin e popullit, si dhe me kryetarin e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, kryetarët e komunave të Strumicës Zoran Zaev dhe të Zhelinës Fatmir Izairi.

Misioni monitorues ka për qëllim që ta shqyrtojë mënyrën dhe shkallën e përmbushjes së obligimeve të ndërmarra nga Republika e Maqedonisë me ratifikimin e Kartës evropiane për autonomi lokale në vitin 1997.

Publikuar: 06.12.2011 | 11:55
Lexuar: 389 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime