E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sikundër edhe kriza e kredive plot 3 vjet të shkuara, edhe kriza aktuale e Eurozonës do të shërbejë për të shkruar shumë libra ekonomie e finance dhe jo vetëm në të ardhmen, duke qenë një rast i jashtëzakonshëm për studiuesit e ekonomisë.
Euroja, njė nga dėshtimet e politikanėve tė BE-sė




Sikundër edhe kriza e kredive plot 3 vjet të shkuara, edhe kriza aktuale e Eurozonës do të shërbejë për të shkruar shumë libra ekonomie e finance dhe jo vetëm në të ardhmen, duke qenë një rast i jashtëzakonshëm për studiuesit e ekonomisë. Por nëse pësimet këtë herë do të mësohen dhe krizat e ardhshme do të shmangen, kjo vlen për t’u parë, edhe pse historia përsërit vetveten. Ndërkohë, edhe pse jemi në mesin e krizës, disa akademikë të Oksfordit, të Qendrës për Studime Ndërkombëtare, kanë identifikuar 10 dështimet kyç të liderëve të Europës në lidhje me mënyrën se si ata menaxhuan dhe po menaxhojnë situatën e rëndë, e cila nga sa duket ka pak shanse që të përfundojë shpejt.

Mungesa e një vizioni dhe strategjie europiane

Përveç bisedave për balancimin e buxheteve dhe borxhit gjigant të Europës, rajoni ka nevojë aktualisht për një vizion për të treguar se Bashkimi Europian është shumë më tepër se një monedhë e përbashkët, se ka një të tashme dhe një të ardhme politike, sociale dhe ekonomike dhe se ka edhe një dinamikë. Si mund të kërkosh që të investosh apo të ndihmosh financiarisht shumë vende në vështirësi apo të blesh bonot e tyre për 10, 20 vitet e ardhshme nëse nuk ke një vizion të qartë për ardhmërinë?”

Mosbalancimi i pushtetit i ka vënë në vështirësi marrëdhëniet mes shteteve anëtare

Pyetja që vlen për t’u bërë këtu është: Cili ka në të vërtetë vlerë dhe zë në Bashkimin Europian? Dy ekonomitë më të mëdha të saj, Franca dhe Gjermania? 17 vendet që janë anëtare të Eurozonës? Apo 27 vendet që janë anëtare të Bashkimit Europian përfshi edhe vendet që nuk janë anëtare të Eurozonës? Përgjigjja varet se cili je. Ndërsa kriza thellohet vazhdimisht, Franca dhe Gjermania, me një kapital jashtëzakonisht të madh të investuar në projektin e euros, kanë marrë rolin drejtues. Përqendrimi i vendimmarrjes nga vetëm 2 vende dhe nga disa zyrtarë që nuk janë të zgjedhur përfaqëson një gabim të jashtëzakonshëm. Procesi i zgjidhjes së krizës jo vetëm që ka qenë edhe është një proces shumë i ngadaltë, por mbi të gjitha ka dështuar që të bëjë bashkë në negocime palët e interesuara, pra thënë shkoqur 15 vendet e tjera që janë anëtare të Eurozonës. Ndërkohë nuk u është kushtuar asnjë lloj vëmendjeje vendeve të tjera që nuk operojnë me monedhën e përbashkët.

Braktisja e rolit të Bashkimit Europian në arenën ndërkombëtare

Edhe pse progresi ka qenë shumë i ngadaltë në rastin e zgjidhjes së problemeve të brendshme të Europës, Bashkimi Europian nuk ka bërë asgjë në lidhje me politikën e jashtme në një kohë kyç dhe mes shumë ngjarjeve për Mesdheun dhe për Lindjen e Mesme. Pas kryengritjeve të “pranverës arabe”, Europa duhet që të vlerësonte dhe të operonte me një rol të ri, në mënyrë që të kishte influencë.

Mungesa e zgjidhjeve politike. A janë sakrificat e njerëzve e vetmja kundërpërgjigje për krizën?

Në të gjithë krizën e Eurozonës, masat shtrënguese të shpenzimeve buxhetore janë cilësuar nga aksi franko-gjerman si kura e vetme e krizës. Ata që e morën “ilaçin”, si Greqia dhe Portugalia, e kanë kritikuar këtë zgjidhje, duke deklaruar se shkurtimet e mëtejshme do ta kërcënonin shumë rritjen ekonomike. Megjithatë asnjë politikë tjetër nuk është diskutuar për daljen nga kriza nga vendet e BE-së, përveç asaj të masave shtrënguese.

Si gjithmonë askush nuk mendon për njerëzit

Liderët europianë kanë vepruar sikur të ishin duke folur për një çështje akademike e jo për njerëz që vuajnë dhe paguajnë me pa të drejtë. Liderët e Francës dhe Gjermanisë nuk i kanë marrë kurrë parasysh vuajtjet e njerëzve, papunësinë e të rinjve. Për këtë arsye ata krerë shtetesh që nuk u japin shpresë qytetarëve, nuk e meritojnë titullin liderë.

Shfaqja e qeverive teknokrate

Dy vende të Eurozonës, Greqia dhe Italia, drejtohen tani nga teknokratë të pazgjedhur nga populli. Kjo, në vetvete është një dështim i demokracisë në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Deficiti demokratik i Bashkimit Europian

Dobësitë e Bashkimit Europian kanë dalë në pah shumë më parë se të shfaqej kriza financiare. Francezët, holandezët dhe irlandezët nuk e kanë pranuar projektin e kushtetutës, duke shfaqur kështu shumë qartë një mungesë kohezioni. Ndërkohë që disa argumentojnë se BE-ja duhet transformuar në një njësi federale, sepse kjo do të ishte kundërpërgjigja më e mirë për krizën, të tjerë thonë se kjo më shumë se kurrë nuk do të ishte rruga e duhur.

Dështimet makroekomomike

Gjermania dhe Britania e Madhe thonë se një politikë buxhetore më rigoroze është përgjigjja për vende të tilla si Greqia, Portugalia, Irlanda dhe Italia, vende që kanë akumuluar borxhe të mëdha dhe kanë pak shpresë për t’i shlyer huat. Por jo të gjithë ekonomistët janë në një mendje që shkurtimet janë zgjidhja e krizës. Vendet e sipërpërmendura kanë qenë në një situatë të rëndë edhe para se të hynin në euro dhe karakterizoheshin nga një rritje e vogël ekonomike dhe shkurtimet aktuale do ta tkurrin edhe më shumë ekonominë.

Dështimi për të përballuar tregjet kombëtare

Dështimi i liderëve europianë për të siguruar tregjet ndërkombëtare në lidhje me Greqinë ka shtuar përmasat e krizës dhe e kanë lënë një rajon në një situatë në të cilën disa nga ekonomitë më të mëdha mund të mos jenë në gjendje që të financojnë vetveten sikundër bëjnë normalisht vendet. Është koha për ta flakur librin e rregullave të “neoliberalizmit”, sipas të cilit kontrolli zhvendoset nga sektori publik në atë privat. Ndryshe politikanët do të vazhdojnë që të përsëritin gabimet e 80 viteve më parë.

Publikuar: 06.12.2011 | 15:09
Lexuar: 611 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime