E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga Maqedonia në Belgjikë në pjesën më të madhe eksportohet duhan, perime, prodhime të tekstilit, feronikel dhe prodhime të sheqerit. Republika e Maqedonisë nga ky vend importon automjete motorike, vajra për lyerje, pompa dhe kompresorë, ilaçe dhe plasmasa.
Nė Bruksel forumi i biznesit mes Maqedonisė dhe Belgjikės






Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski pasdite në Bruksel mori pjesë dhe mbajti fjalim në forumin e biznesit mes Maqedonisë dhe Belgjikës, pas çka realizoi edhe takime me shumë afaristë belg, të cilët janë të interesuar që të investojnë në Republikën e Maqedonisë, njoftoi raportuesi i MIA-s.

Theks në takim, e cila u mbajt në kuadër të vizitës njëditëshe të kryeministrit në Mbretërinë e Belgjikës, u vendos në turizmin dhe mundësinë e tërheqjes së turistëve belg, në bujqësinë apo mundësinë për eksport intensiv të produkteve bujqësore nga Maqedonia, si dhe në bashkëpunimin investues, respektivisht tërheqjen e investimeve të drejtpërdrejtë të huaja nga kompanitë belge në territorin e Maqedonisë.

Në fjalimin e tij në forum para afaristëve, Gruevski mes tjerash i sqaroi mundësitë konkurruese dhe kushtet që i ofron Republika e Maqedonisë, si destinacion i volitshëm i biznesit për investim.

"Republika e Maqedonisë me potencialet e saj ekonomike, shumë punë, mund, përkushtim dhe përgjegjësi të të gjithë faktorëve në vend, arriti një nivel të lartë të konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë, ndërsa me këtë e bëri edhe mjaft biznes destinacion tërheqës", tha Gruevski.

Në pjesën e indikatorëve makroekonomikë, theksoi ka politikë stabile makroekonomike, me ç'rast dukshëm është përforcuar rregullativa financiare.

"Është kryer liberalizim i punës devizore, është përmirësuar efikasiteti i supervizionit bankar, ka stabilitet makroekonomik afatgjatë me inflacion të ulët, e cila në mesatare arrin 2 për qind në 10 vitet e fundit, financa të balancuara publike me deficit të ulët buxhetor si dhe kurs stabil devizor". Në pjesën e politikës tatimore, kemi vendosur tatme të ulëta prej 10 përqindëve, e kemi liruar nga tatimi fitimin e ndaluar, e cila nuk shpërndahet në dividendë, në mënyrë etapore i kemi zvogëluar kontributet sociale për një të tretën, me gijotinën rregullatore e kemi thjeshtësuar biznes rregullativën dhe kemi vendosur sistem njësportel në doganë dhe në administratën tatimore", theksoi kryeministri.

Duke i prezantuar mundësitë për investim në Republikën e Maqedonisë, Gruevski potencoi se janë vendosur masa në pjesën me menaxhimin e tokës ndërtimore me çka maksimalisht është thjeshtësuar procedura për ndërtim, janë zvogëluar komunalet, ndërs ajanë implementuar edhe një seri reformash tjera, të cilat kanë impakt pozitiv në biznes klimën në Republikën e Maqedonisë.

Nga Maqedonia në Belgjikë në pjesën më të madhe eksportohet duhan, perime, prodhime të tekstilit, feronikel dhe prodhime të sheqerit. Republika e Maqedonisë nga ky vend importon automjete motorike, vajra për lyerje, pompa dhe kompresorë, ilaçe dhe plasmasa.

Kryeministri u bëri thirrje biznesmenëve ta vizitojnë Republikën e Maqedonisë dhe t'i shfrytëzojnë, siç tha, avantazhet e saj gjatë realizimit të biznes planeve të tyre.

Në forum u drejtua edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike Vladimri Peshevski, i cili është pjesë e deëegacionit qeveritar ekonomik në Bruksel. Në forum ishin të pranishëm edhe ministri për tërheqjen e investimeve të huaja Vele Samak dhe drejtori i Drejtorisë së Zonave zhvillimore teknologjiko-industriale Viktor Mizo.

Peshevski në prezantimin e tij i prezantoi turizmin, infrastrukturën dhe energjetikën, si fusha të mundshme, të cilat mund të jenë interesante për kompanitë belge.

Ai u përqendrua edhe në treguesit kon konkret makroekonomik për lëvizje të Maqedonisë, reformat të cilat zbatohen në sferën e arsimit dhe edukimit të fuqisë punëtore, duke i theksuar volitshmëritë të cilat vendi i ofron për hapje dhe zhvillim të biznesit privat.

Sipas të dhënave statistikore ekonomike, në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2010, Mbretëria e Belgjikës ndodhet në grupin e 25 vendeve të para me të cilat Republika e Maqedonisë realizon vëllim më të madh të këmbimit (në vitin 2007 e zuri vendin e 12-të, në vitin 2008 është në vendin e 16-të, në 2009 në vendin e 21-të, në 2010 në të 21-in dhe në 9-të muajt e kaluara të vitit 2011 në pozitën e 23-të).

Maqedonia shënoi suficit në këmbimin tregtar gjatë viteve të fundit, ndërsa nga fillimi i vitit ai është 13,8 për qind.

Në vitin 2011, në periudhën prej 9 muajve, vëllimi i përgjithshëm i shkëmbimit tregtar mes dy vendeve arrin 74,6 milionë dollarë ose 0,8 për qind nga shkëmbimi i përgjithshëm i Maqedonisë me botën.

Gjatë ditës, kryeministri i Maqedonisë pritet të ketë takim edhe me Kirs Peters, kryetarin e Qeverisë së Flandrisë. Paraprakisht, në suaza të vizitës në Brukseë, gruevski realizoi takim tet-a-tet me kryetarin e Bashkimit Evropian, Herman van Rompuj.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë nga Brukseli shkon për në Marsej të Francës ku do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Kongresin e 20-të të Partisë Evropiane popullore (EPP). Në Marsej, Gruevski do të marrë pjesë në takimin e shefave të shteteve dhe qeverive të cilët vijnë nga partitë-anëtare të EPP-së.

Nga Franca kryeministri shkon për në Hagë ku do të takohet me kryetarin e VNO NCW, Konferencë e punëdhënësve të Holandës dhe me përfaqësues të disa kompanive më të mëdha. Ditën e ardhshme kryeministri do të marrë pjesë në Biznes-forumin e Maqedonisë dhe Holandës

Publikuar: 06.12.2011 | 21:12
Lexuar: 1053 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime