E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sedimente të nxjerra nga thellësia e Detit të Vdekur, treguan se procesi i shuarjes së tij nisi pikërisht 120 mijë vjet më parë, kur planeti pësoi një proces ngrohjeje.
Zbulohet se kur “vdiq” Detit i Vdekur







Një zbulim shkencor ka arritur të përcaktojë kohën ekzakte se kur “vdiq” Deti i Vdekur.

Sot një liqen në brendësinë e territorit të Izraelit, Deti i Vdekur ka mbajtur gjithmonë një mister brenda tij për evokimin e tij në bibël dhe faktin që vazhdon të thahet në mënyrë të mistershme.

Sedimente të nxjerra nga thellësia e Detit të Vdekur, treguan se procesi i shuarjes së tij nisi pikërisht 120 mijë vjet më parë, kur planeti pësoi një proces ngrohjeje.

Sipas studiuesve, një fakt i tillë përbën një motiv të madh shqetësimi, pasi tregon se çfarë mund të ndodhë me Lindjen e Mesme, nëse procesi aktual i ngrohjes globale do të vazhdojë.

”Si rrjedhojë e ngrohjes që ndodhi 120 mijë vjet më parë, toka përreth Detit të Vdekur u bë më e etur për ujë dhe burimet e lumenjtë që e furnizonin, e shpërndanë rrjedhën e tyre gjithmonë e më shumë", sqaroi një prej studiuesve.

Aktualisht, në zonat dikur të mbuluara nga Deti i Vdekur është regjistruar niveli më i ulët gjeografik i pambuluar nga uji, 400 metra nën nivelin e detit. Ujrat vazhdojnë të tërhiqen vit pas viti, diçka që duket qartë nga brazdat e formuara në bregdetin që ndryshon gjithmonë.
Deti i Vdekur

Publikuar: 06.12.2011 | 20:51
Lexuar: 1037 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime