E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aktiviteti i fuqishëm vullkanik, sipas shkencëtarëve po sposton me 6 centimetër në vit pllakën tektonike të Paqësorit drejt ishujve Samoa.
Po zhduken malet e Paqėsorit









Malet që ndodhen në thellësitë e Oqeanit Paqësor janë në zhdukje. Ky është rezultati i studimit të një grupi shkencëtarësh nga universiteti Oxford dhe Durham në Britaninë e Madhe.

Shkencëtarët kanë përdorur pajisjet me ultra-tinguj për të hulumtuar në gjashtë kilometra thellësi të Oqeanit Paqësorit. Ata kanë vërejtur se si aktiviteti i vullkaneve nënujorë po shkatërron malet e Paqësorit, në Kanalin e Tongës, kufiri lindor i pllakës tektonike të Paqësorit, përgjegjëse për tërmetet e fuqishme që përfshijnë Azinë Lindore.

Aktiviteti i fuqishëm vullkanik, sipas shkencëtarëve po sposton me 6 centimetër në vit pllakën tektonike të Paqësorit drejt ishujve Samoa.

“Pllaka tektonike e Paqësorit “detyrohet” të lëvizë drejt veri-perëndimit nga pllaka tektonike e Indo-Australiane dhe me vete transporton edhe vullkanet. Por lëvizja është në drejtim të një prej zonave nënujore vendndodhje e maleve më të larta, që po zhduken nga ky aktivitet”, thonë studiuesit.

Në Kanalin e Tongës regjistrohet edhe thellësia më e madhe e oqeaneve, që shkon deri në 11 mijë kilometra.

Publikuar: 06.12.2011 | 22:09
Lexuar: 487 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime