E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Mendoj se, nëse nuk luaj për Cityn, kjo nuk është vetëm për arsye sportive. Nëse do të ishte vetëm për këtë, unë do të luaja çdo javë. Jam viktimë e kësaj dhe kjo duhet të më thuhet. Futbollistët afrikanë janë të diskriminuar”, vazhdoi ai.
Afrikanėt, tė diskriminuar nė Angli








Kolo Toure insiston se është i bllokuar në Manchester City, vetëm për faktin se luan për Bregun e Fildishtë. Ai beson se po e paguan shtrenjtë faktin se ka qenë pjesë e Kupës së Afrikës, në vitin 2010.

Ish mbrojtësi i Arsenalit ka luajtur vetëm në katër takime në Premierligë këtë sezon, pasi u kthye nga suspendimi prej 6 muajsh, për shkak se kishte dalë pozitiv në testin e anti-dopingut. Ai e ka humbur vendin e titullarit, ndërsa nuk ka lënë pa ia dhënë një ‘shpullë’ shokut të skuadrës, Stefan Savic, për paraqitjet e tij.

“Unë i njoh kualitetet e mia dhe nuk kam se çka të dëshmoj këtu në Angli. Ata më njohin. Kur e pash Savicin duke luajtur kundër QPR, më falni, por u relaksova. Të luash në Kupën e Afrikës është katastrofale në këto momente. Trajnerët nuk dëshirojnë të transferojnë lojtarë, për këtë arsye. Ndiej se dita ditës po bëhet më e vështirë puna për futbollistët afrikanë”, ankohet Toure për mediat franceze.

“Mendoj se, nëse nuk luaj për Cityn, kjo nuk është vetëm për arsye sportive. Nëse do të ishte vetëm për këtë, unë do të luaja çdo javë. Jam viktimë e kësaj dhe kjo duhet të më thuhet. Futbollistët afrikanë janë të diskriminuar”, vazhdoi ai.

Toure e kujton rastin kur kishte shkuar në Angolë, për të luajtur në Kupën e Afrikës, vjet. Ishte planifikuar që ai të kthehej për ndeshjen me Manchester United, por ishte vonuar dhe atë takim ‘Citizens’ e kishin humbur. Qendër mbrojtësi mendon se këtë rast po e paguan shtrenjtë edhe sot.

Publikuar: 07.12.2011 | 10:07
Lexuar: 502 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime