E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hulumtimi në këtë temë paraqet kontribut të veçantë, ndërsa kandidati ka një objektiv në ngritjen e iniciativës deri në shpalljen Park Kombëtar të një pjese të Malit Sharr, si dhe marrjen e detyrimeve të cilat duhet përmbushur nga autoritetet lokale dhe qendrore, që do të merren si obligim me miratimin e ligjit.
Hisen Xhemaili magjistėr i menaxhimit tė mjedisit dhe planifikimit hapėsinor


Hisen Xhemaili, asistent në katedrën e Gjeografisë në USHT, me sukses e mbrojti temën e magjistraturës në Institutin e mjedisit jetësor dhe shëndetit” në UEJL.

Temën e magjistraturës “Studim mbi arsyeshmërinë e shpalljes Park Kombëtar të Malit Sharr” kandidati e prezantoi në detaje para komisionit: Prof.dr. Murtezan Ismaili, mentor, Prof.dr. Zoran Shapuriq kryetar i komisionit dhe Prof.dr.Fauzi Skenderi, anëtar.

Komisioni i lartpërmendur vlerësoi se punimi i magjistraturës ”Studim mbi arsyeshmërin e shpalljes Park Kombëtar të Malit Sharr” paraqet interes të veçantë teorik dhe shkencor.

Punimi ka rëndësi të posaçme praktike për komunitetin tonë ku jetojmë, dhe më gjerë. Nga fakti se shtjellon dhe analizon vlerat e larta natyrore që ka ky masiv malor, si dhe analizon mundësit për ta shpallur zonë të mbrojtur me ligj hapësirën e propozuar për Park Kombëtar.

Tema e studimit sjell teza bindëse për Malin Sharr të shpallet Park Kombëtar. Territor i cili karakterizohet me vlera specifike të larta natyrore, i njohur edhe për nga pasuria impozante e florës dhe faunës, sipas së cilës ai numërohet në njërin nga qendrat më të mëdha dhe më të rëndësishme evropiane të llojllojshmërisë biologjike dhe si i tillë, meriton një kujdes të posaçëm duke e shpallur Park Kombëtar të mbrojtur me ligj.

Hulumtimi në këtë temë paraqet kontribut të veçantë, ndërsa kandidati ka një objektiv në ngritjen e iniciativës deri në shpalljen Park Kombëtar të një pjese të Malit Sharr, si dhe marrjen e detyrimeve të cilat duhet përmbushur nga autoritetet lokale dhe qendrore, që do të merren si obligim me miratimin e ligjit.

Duke pasur parasysh se kjo temë është aktuale dhe gjithnjë e më shumë në afirmim, hulumtimi i risive është i mirëpritur dhe llogarisim se kandidati me hulumtimin e kësaj teme, jep kontribut shkencor dhe aktualizon edhe më tej idenë e shpalljes sa më të shpejtë Park Kombëtar të hapësirës së propozuar.

Në fund, kandidati ka ardhur në konstatime përfundimtare se në interes të çdo shteti me qëllim të zhvillimi të tij shoqëroro- ekonomik, është të posedojë më tepër hapësira të mbrojtura. Në botë është e dëshmuar se fuqia ekonomike e çdo vendi është shumë më e madhe, nëse pjesët e mbrojtura dhe objektet e natyrës shfrytëzohen në mënyrë racionale dhe të mirëmbajtur. Prandaj, vlerat natyrore duhet t'i ruajmë nga shfrytëzimi tej mase dhe joracional.

Në këtë vështrim studimor, bëhet identifikimi i vlerave të veçanta natyrore, formave gjeologjike, gjeomorfologjike, klimatike dhe hidrike si dhe evidentimin e të gjitha pasurive të shumëllojshme natyrore të paraqitura në vendbanime të ndryshme në pyje, kullota, maja malore, diversitetin e pasur të bimëve endemike, si dhe të shtazëve të shumta që hasen në masivin e Malit Sharr për t’i dhënë mbështetje iniciativës për ta shpallur Malin Sharr-Park Kombëtar.

Tema është e rëndësishme, shumë aktuale dhe e kohës, veçanërisht kurë kemi parasysh që vendi ynë është një vend që aspiron për t’u anëtarësua në Bashkimin Evropian, ku kërkohen standarde të reja për mbrojtjen e mjedisit jetësor si dhe kërkesën për rritjen e më shumë hapësirave të mbrojtura me ligj.

Publikuar: 07.12.2011 | 15:04
Lexuar: 662 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime